Berisha-ministrave: “Zgjidhni përplasjet me vendorët socialistë”
Autori i Lajmit: Suela Topi
Pak orë pas protestës së vendorëve socialistë për cenim të autonomisë për shkak të uljes së buxhetit, kryeministri Sali Berisha u ka kërkuar ministrave që të zhvillojnë një tryezë me kryetarët e bashkive dhe komunave që të zgjidhin këtë debat. Ai u ka premtuar vendorëve se do të kompensohet nga buxheti i shtetit çdo qindarkë e munguar për shkak të politikës së uljes së taksave. Berisha bëri një ndarje mes kreut të PS-së, Edi Rama dhe vendorëve socialistë, ndërsa premtoi mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë për këta të fundit. Më tej, gjatë mbledhjes së djeshme të Grupit Parlamentar të PD-së, kreu i Qeverisë deklaroi se Qeveria, Parlamenti dhe institucionet kanë një axhendë, axhendën e heqjes së vizave dhe integrimit evropian. Ai bëri me dije se administrata po trajnohet për plotësimin e pyetësorit të KE-së për integrimin në BE. Ai tha se zëvendëspresidenti i KE-së, Antonio Tajani, vuri theksin në një vazhdim me vendosmërinë më të madhe të luftës kundër korrupsionit. Kreu i qeverisë tha se kjo maxhorancë do të fitojë luftën ndaj korrupsionit. Kryeministri Berisha foli edhe një herë për luftën antimafia duke thënë se ligji kundër mafias do të zbatohet me tolerancë zero. "Qeveria është e gatshme të përdorë dekretet për të luftuar mafien. Mafia nuk ka të ardhme",- shtoi ai.
Deklarata
Berisha pohoi dje se Qeveria do të bëjë çdo përpjekje për të ulur taksat, ndërsa shprehu keqardhje për protestën e vendorëve socialistë, e cila, sipas tij, nuk mbronte interesat e qytetarëve, por i shërbente aleancës. “Lëvizja që ne bëjmë në kuadrin fiskal, ka dy qëllime: së pari, mbrojtjen dhe zbatimin e politikës së taksës së ulët. Nuk duhet të ndodhë siç ndodhi në Tiranë që vetëm tabela e dyqanit filloi të kushtojë pothuajse sa gjysma e taksës së biznesit të vogël dhe taksa e gjelbërimit u bë 4-fishi i asaj që kishte qenë 2 vjet më parë, ose nëse këto para shkuan për të paguar mijëra militantë, me të cilët unë nuk kam asgjë, por thjesht u them se nuk mund të paguhen në këtë mënyrë, pasi institucionet shtetërore nuk janë ndërmarrje punësimi”, - argumentoi Kryeministri. Ai shtoi se në filozofinë e Qeverisë sa më e vogël administrata, aq më shumë rriten shanset e punësimit në sektorin privat, aq më shumë zvogëlohet abuziviteti mbi sektorin privat. “Me gjithë këto çështje, unë sërish i kam kërkuar ministrit të Financave dhe ministrit të Brendshëm që të thërrasin në një tryezë të rrumbullakët shoqatat e bashkive dhe komunave të vendit, pra të realizojnë një tryezë shumë të zgjeruar, ku të marrin pjesë edhe këta zotërinj, të cilët nuk kishin asgjë të përbashkët me protestën e plehut, sepse plehu lidhej vetëm me një person dhe është e qartë se me kë. Këta drejtues lokalë kanë ardhur, vijnë dhe do të vijnë në zyrën time sa herë të kenë nevojë për problemet e qytetarëve. Pra, ministrat e mësipërm le të ulen me këta përfaqësues dhe tu japin atyre garanci të plotë se çdo zvogëlim, çdo qindarkë e munguar për shkak të politikës sonë të taksave të ulëta, do tu kompensohet nga buxheti i shtetit, madje edhe më shumë”, - tha ai. Berisha premtoi se partneriteti me qeveritë vendore do të vazhdojë, pavarësisht nga ngjyrat partiake. “Kur ne erdhëm në pushtet gjetëm një administratë me 115 mijë punonjës, ndërkohë që në sajë të reformave të thella dhe të gjithanshme, sot jemi me 89 mijë punonjës. Në mënyrë absolute, kjo nuk është bërë për ndëshkim të askujt, por në interesin më të mirë të shoqërisë shqiptare dhe të qytetarëve shqiptarë. Ndaj, edhe një herë, zoti Bode, dhe zoti Basha, ju do të organizoni një tryezë të rrumbullakët me shoqatat e bashkive e komunave. Le të jetë një mbledhje e zgjeruar. Le tu dërgohen edhe ftesa individuale. Ne nuk mund të kemi asnjë lloj qëllimi tjetër, përveç investimeve të mëdha në të gjitha komunat e bashkitë e vendit”, - tha ai. Më tej, Berisha ka bërë një përmbledhje të takimeve të tij në fundjavë duke veçuar atë me zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian, Antonio Tajani.
Ky lajm është publikuar: 08/12/2009