E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: ”Qytetarët detyrohen me dhunë të marrin pjesë në miting”

Autori i Lajmit: Redaksia
Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Toçi, ka deklaruar sot para mediave se pranë PS-së kanë mbërritur shumë denoncime nga persona të ndryshëm, të cilët janë nxitur me dhunë të marrin pjesë nesër në aktivitetin e qeverisë. “Sot, një ditë para organizimit shtetëror të mitingut të 8 dhjetorit në Tiranë, me dhjetëra e qindra shtetas po denoncojnë pranë Partisë Socialiste dhunën dhe terrorin që po ushtrohet ndaj tyre për të marrë pjesë me detyrim në këtë manifestim, i ngjashëm për nga organizimi dhe pjesëmarrja me ato që bëheshin në kohën e diktaturës me rastin e 1 Majit dhe fesave të tjera kombëtare e partiake”, - tha Toçi. Sipas deputetit socialist, me qindra ankesa, nga Vlora dhe qytetet e tjera të vendit, kanë ardhur e vazhdojnë të vijnë, jo vetëm nga punonjës të administratës shtetërore, por edhe nga nxënësit e prindërit e tyre, gjyshërit e të afërmit, për pezullimin e mësimit në ditën e nesërme dhe detyrimin që nxënësit e shkollave të mesme të bëjnë “ekskursion” në Tiranë, duke u kërkuar familjeve të tyre nga 1.000 lekë të reja për të paguar transportin.

Ky lajm është publikuar: 08/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›