E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre arsyet qe Shqiperia nuk eshte ne krize

Kjo jave ka qene me te vertete nje jave e madhe dhe do ta cilesonim si java e besimit te madh te komunitetit nderkombetar te biznesit ndaj ekonomise shqiptare.

Eshte nje akt unik ne Evrope qe, ne nje hark kohor 7 ditor, kjo qeveri finalizon dy akte madhore privatizimesh. Sot ne miratojme dhe me pas do te dergohet ne parlament per votim, kontraten me kompanine "Cez", pra finalizimin e privatizimit te sektorit te shperndarjes se energjise elektrike. Nje dite me pare, zoti Bode informoi mediat dhe opinionin per kredine rreth mbi 250 milione euro, ose ndryshe rreth 300 milione dollar, qe Dojce Bank, Reiffeisen Bank dhe banka te tjera te medha, i akorduan Shqiperise. Gjithashtu, te henen, Ministra e Ekonomise finalizoi me sukses te plote nje privatizim tjeter, ose me sakte shitjen e aksioneve te qeverise me nje nga cmimet me te leverdishme, me 48 milione euro. Une dua te informoj qytetaret se per kete kohe, keto privatizime dhe privatizimet e 8 muajve te fundit, nder te cilat perfshihet dhe ARMO qe u privatizua me nje vlere 13 here me te madhe, sesa ishte oferta per privatizim ne vitin 2004, pavaresisht nga kriza ekonomike boterore.

Po keshtu, ne kulmin e tronditjeve te medha financiare dhe ekonomike te planetit, ne kohen kur kriza ka rikthyer nacionalizimet, ne Shqiperi realizohen me sukses te plote privatizimi i KESH-it, AMC-se dhe Shqiperise i ofrohet nje kredi 25 per qind me e madhe sesa njerit prej 5-6 vendeve me te medha te Evropes dhe qe eshte shume here me i zhvilluar se Shqiperia. E tere kjo ka vetem nje shkak madhor, vetem nje shtylle dhe kjo eshte situata ekonomike e Shqiperise.

Une e kuptoj opoziten, e cila ka te drejten e vet te beje vleresimet, propozimet, te beje sugjerimet, por eshte absolutisht motoja "rrofte e keqja, poshte Shqiperia" ajo qe opozita adapton gjate ketyre muajve, ne raport me problematiken ekonomike te vendit. Ata rendin se si e si te servirin mashtrimet e tyre se Shqiperia eshte ne krize. Le t'i shtrojne pyetjen vetes: kush do te ishte ai institucion ekonomik nderkombetar qe do te blinte me 104 milione euro sistemin e shperndarjes se energjise elektrike te Shqiperise, me nje cmim qartesisht 30 deri ne 40 per qind me te larte se te gjitha privatizimet e bera ne rajon? Kush do te ishte ai qe do te ofronte kredi Shqiperise, sipas kerkeses se saj, ne rast se nuk do te kishte besim te plote ne potencialin e saj ekonomik? (Ketu behet fjale nga Banka Tregtare, sepse nuk ka diskutim qe institucionet nderkombetare te ndihmojne.) Kredite tregtare jane leverdishmeri reciproke, ne te kundert nuk mund te funksionojne. Kush do te ishte ai qe do te pranonte te blinte 12 per qind te aksioneve te AMC-se, pasi eshte ne shqyrtim tashme edhe licenca e katert telefonike, nje blerje kjo me 48 milione euro? Ne nje kohe krize nuk do te kishte financier, bankier, ekonomist, sipermarres qe te mund te merrte nje vendim te tille.

T'ú biesh borive te mjerimit vetem per karrigen tende, ta enderrosh krizen si nje mekanizem per te ndertuar pushtetin tend, kjo eshte ne radhe te pare, cinizem ekstrem dhe cnjerezim maksimal, nje mashtrim i turpshem.

Une u bej thirrje ju, mediave, qe mos harroni se kriza ka te beje me kafshaten e njerezve, me punen e njerezve. Cdo dite, disa nga mediat e kontrolluara nga Edi Rama, flasin per krizen me me pasion se Omar Khajami per dashurine. Kjo eshte shume primitive, cinike, e palejueshme. Ne menyre absolute, nuk ka thene dhe nuk mund te thote njeri se pasojat e krizes nuk do te mund te prekin Shqiperine. Jo, pasi sigurisht qe ulja e kerkeses boterore ka ndikim direkt ne eksportet e Shqiperise. Shqiperia nuk eksporton ne stratosfere, por eksporton ne vende te prekura nga kriza. Nuk ka diskutim qe remitencat, zvogelimi i tyre, ndikojne ne ekonomine shqiptare. Por kriza eshte dicka tjeter, pra kjo nuk eshte krize, eshte perballje me disa nga pasojat e krizes boterore. Lexoni se cila eshte vertete kriza boterore, ajo eshte shembje njera pas tjetres e bankave, e korporatave te medha, eshte kriza me e thelle ne shekull.

Ata bertasin, brohorasin "rrofte kriza", "rrofte FMN se tha qe Shqiperia eshte vend i varfer". Fondi Monetar eshte nje partner i shkelqyer i Shqiperise zoterinj opozitar, eshte vet fondi i pari qe ka shpallur se Shqiperia ka dale nga vendi i vendeve te varfra. Pra nuk jemi ne qe e themi kete gje. Ne fakt, ne i kemi pasur disa avantazhe nga ai grup, le te jemi realist dhe keto avantazhe nuk kane qene te vogla dhe do te donim t'i kishim serish, por jo me cmimin e varferise. Pra, cinizmi nuk duhet te shkoje deri aty sa te mendohet se mund te lartesosh karrigen tende me mjerimin e te tjereve.

Dua te ndalem ne disa aspekte kryesore se perse Shqiperia nuk eshte ne krize dhe si ka mundesi kjo? Kete gje nuk po e themi ne, por e tha FMN rreth nje jave me pare. Shqiperia nuk eshte ne krize. Sigurisht qe ajo ka pasoja te krizes globale, por nuk eshte ne krize.

Perse Shqiperia parashikohet te jete ne krye te rritjes ekonomike ne Europe dhe kjo, jo vetem nga nje institucion i vetem, por jane 5 institucione qe e thone kete, Global Insight, Intelligence Unit, Fondi Monetar Nderkombetar, Instituti i Marredhenieve Nderkombetare Ekonomike i Vjenes, etj. Klikoni dhe do t'i gjeni keto dhe u thoni njerezve te verteten. Nuk eshte qeveria shqiptare ajo qe e thote kete gje. Jo. Dhe te gjitha keto jane parashikime dhe nuk do te thote se cdo parashikim do te dale, pasi kjo krize ka shume te panjohura, por e verteta eshte qe keto jane parashikime dhe ato qe i japin jane institucione shume serioze. Ata e thone kete gje, sepse ekonomia jone nuk eshte ne krize.

Ekonomia jone nuk eshte ne krize, jo sepse eshte ekstra komunitare, as sepse eshte nje ekonomi e rendesishme, sepse sot ekonomite e rendesishme jane me shume ne krize, por per faktin e thjeshte sepse, se pari, kete ekonomi kriza e gjeti si vendin me taksa me te uleta ne Europe. Per cfare pakete bejne fjale zoterinjte e opozites, kur kjo qeveri, paketen fiskale antikrize e vendosi 2 vjet perpara dhe akoma te gjitha vendet qe perpiqen te vendosin sistemin fiskal qe kemi vendosur ne, nuk imagjinojne dot te zbresin ne nivelin qe kemi zbritur ne ne kete aspekt, tek taksa e sheshte 10 per qind, tek sigurimet shoqerore 15 per qind, tek taksa e biznesit te vogel 1.5 per qind, tarifa doganore e ulur mbi 6 here. Per keta zoterinj tregojne nje verberi, nje injorance ekstreme ekonomike ne radhe te pare dhe politike. Te gjitha paketat kane stimulin fiskal dhe kjo eshte normale. Le te na thone se cili vend merr guximin te zbrese ne keto nivele? Arsyeja se perse ne e kemi bere, nuk ka lidhje sepse kemi qene "Kasandra" per krizen qe erdhi, por e kemi bere per qellime dhe shkaqe te tjera. Por, nuk mund te flasesh sot se qeveria nuk ka marre masa, nderkohe qe kjo qeveri ka vendosur sistemin fiskal me antikrize qe mund te ekzistoje.

Se dyti, ne po rrisim investimet. Qeveria shqiptare, jo nga "malli" por nga "halli", ne vitin 2008 ka qene qeveria me investime me te medha ne bote, si perqindje e Prodhimit te Brendshem Bruto. Ajo ka investuar 10 per qind te Prodhimit te Brendshem, apo 32 per qind te buxhetit, nderkohe qe e dyta qeveri qe ka investuar me shume, ka pasur 5 per qind te GDP-se. Ne nuk e beme kete as per krizen, as se nuk kishim ku t'i conim keto para, por e beme sepse Shqiperia eshte vendi i infrastruktures rrugore te botes se trete qe duhet ndertuar. Kete gje ne e beme edhe ne buxhetin e ketij viti, do ta bejme gjithashtu edhe vitin e ardhshem, deri sa te perfundojme ndertimin e rrjetit rrugor te Shqiperise. Rruget nuk mund te na i ndertoje kush, ndaj do t'i ndertojme vet. Pra, per cfare pakete ben fjale opozita? A nuk eshte kjo nisme nje shtylle kryesore e paketes antikrize te qeverive aktuale?

Cila qeveri ka rritur me shume rrogat dhe pensionet, per te rritur fuqine blerese? Le te gjejne nje qeveri tjeter te tille. Opozita nuk mund te ndertoje alternative mbi zine dhe mjerimin,, alternative ndertohet mbi fakte reale. Le te gjejne nje qeveri te dyte qe ne 4 vjet ka rritur rrogen mesatare me 68 per qind, ka rritur pensionet ne mesataren e tyre me mbi 40 per qind dhe pastaj le te dalin dhe te thone se une po mashtroj shqiptaret. A nuk eshte kjo nje rritje e ndjeshme e fuqise konsumuese te qytetareve? Askush nuk mund ta mohoje kete gje. Edhe kjo eshte nje shtylle kryesore e paketes antikrize.

Se treti, cila qeveri ka ndermarre nje veprim te tille per sektorin e ndertimit? Ne vendosem dhe jemi te gatshem te kreditojme 6 mije apartamente. A nuk eshte kjo stimuli me i fuqishem ne histori qe i eshte dhene ketij sektori, ne proporcion me vendin dhe situaten? Cila nga qeverite, qofte edhe ne krize, mund te beje nje levizje kaq te fuqishme?. Qeveri te tjera kane mobilizuar trilione leke, por kane pasur banka dhe institucione gjigande financiare te permbysura, koorporata shumemilioneshe te kercenuara nga kriza.

Te veshesh "rrobat e zise" vetem per te bindur shqiptaret se jane ne krize, ne nje kohe kur nuk eshte krize ekonomike, te bertasesh per pakete ne nje kohe kur eshte pikerisht paketa ajo qe ka parandaluar krizen (pyesni ne vendet perreth se si eshte situata), te flasesh se qeveria nuk ka marre masa, s'eshte fare e vertete, sepse qeveria po ndihmon dhe ka marre masat me te fuqishme. Eshte e vertete qe ne mbajtem serish nje premtim elektoral per strehimin, por e verteta me e madhe eshte tjeter, eshte fakti se nuk ka ndodhur ndonjehere qe te kreditosh 6 mije apartamente, nderkohe qe te gjitha te marra se bashku sot ne treg, nuk ekzistojne as 2 mije te tille. Por ne do t'i qendrojme premtimit, do t'i ndertojme ato dhe do t'u krijojme mundesi qytetareve qe t'i blejne ato me zero interes kredie.

Kur vjen puna tek mireqenia qe njeriu ka arritur te krijoje me pune dhe djersen e tij, askush nuk ka te drejte te spekuloje. Kjo eshte nje krize e thelle dhe nje krize me shume te panjohura. Kjo eshte e verteta. Per fat te keq, ata qe duhet t'i jepnin pergjigje, ekonomistet, nuk po i japin dot. Qeverite jane perfshine ne luften kunder saj si nje detyrim madhor ndaj qytetareve te vet, per te bere te pamunduren ne mbrojtje te tyre. Por te panjohurat e saj jane shume te medha. Ju ndiqni vet cdo dite lajmet, ndiqni se c'ndodh me bursat. Ende nuk eshte gjetur ndonje formule, por besohet se keto jane masa te cilat jane te dobishme. Keto masa ne Shqiperi jane te instaluara, ndaj nuk duhet qe, me cdo cmim, te nxihet realiteti vetem e vetem per karrigen e nje njeriu, qe ne fakt, ne kete menyre, kesaj karrigeje vetem sa i thyen njera pas tjetres kembet.

Sigurisht qe pasojat e krizes e kane prekur dhe do ta prekin Shqiperine. Shqiperia nuk eshte ishull ne Mars, eshte pjese e ketij territori. Une i kam pare keto dite keta opozitare dhe me dukeshin si kollagjeret e mjerimit. Nuk fitohet vota ne kete menyre, sepse kushdo e kupton qe ti je i interesuar me cdo kusht qe te zhytet ne zi realiteti dhe vajtimi yt te dale i faktuar. Nuk mund te vajtosh te gjallet, por dihet se kush vajtohet.

Dua te pergezoj Ministrine e Ekonomise dhe Ministrine e Financave dhe administraten e tyre, per rezultatet, sepse me privatizimet e medha, ne jo vetem qe ia dolem te zbatojme programin tone, por me keto privatizime te muajve te fundit, ne arken e qytetareve shqiptar arketohen 350 milione euro. Une i garantoj ata se vlera e ketyre parave eshte shume here me e madhe sepse behet nje menaxhim shume here me i mire. Ne kete menyre luftohet korrupsioni, pasi keto korporata kane qene trupa te korruptuar. Privati do t'i menaxhoje ato shume here me mire dhe te paken sektori publik nuk do jete i perlyer ne korrupsion, ato do te kene nje menaxhim shume me eficent, do te kete sherbime shume me te mira.

Dua te falenderoj ekipin e ministrise se Financave, i cili ia ka dale te konsolidoje ne Shqiperi disipline fiskale, nje nga disiplinat jetike ne kete vend. Pa kete disipline fiskale, te gjitha projektet do te ishin te pamundura, pa rezultatet e kesaj disipline fiskale, nuk do te kishte besim, ai besim qe ekziston sot te Shqiperia. Para se gjithash dhe mbi te gjitha, bankat jane ceshtje besimi, sepse paraja eshte ceshtje besimi. Atij qe nuk mund t'i besohet, sigurisht qe nuk i jep kush asnje qindarke. Por ministria e Financave ka deshmuar rezultate te shkelqyera te nje disipline fiskale qe vendi nuk e ka njohur ndonjehere, ndaj dhe negocioi dhe konkludoi nje kredi jashtezakonisht te dobishme per zhvillimin ekonomik te vendit".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›