E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia, gjoba deri ne 10 mije euro per emigrantet ilegale

Rregulla e sanksione te reja per te gjithe emigrantet ilegale ne Itali. Keto parashikon Paketa e Sigurise, e cila tashme eshte miratuar ne Senatin e shtetit fqinj. Ne te parashikohet, vec riatdhesimit, gjoba nga 5 mije deri ne 10 mije euro per emigrantet e paligjshem. Po keshtu, parashikohet mundesia e riatdhesimit, pa leshimin e miratimit nga ana e autoriteteve kompetente.

Masat

Dokumentacioni i vene ne dispozicion nga Ministria e Punes ne vendin tone, me ane te kesaj pakete te sigurise, eshte vendosur taksa e riperteritjes se lejes se qendrimit nga 80 ne 200 euro, e gjithashtu edhe sinjalizimit te emigranteve te parregullt nga ana e personelit mjekesor dhe spitalor. Por ka "ngecur" neni qe parashikonte zgjatjen e ndalimit brenda Qendrave te Pritjes se Perkohshme deri ne 18 muaj, pavaresisht se Ministria e Brendshme tashme ka bere propozimin e saj ne seancen e votimit ne Dhomen e Deputeteve. Gjithashtu, paketa parashikon se nuk do te jete me e mundur te kerkosh vize hyrjeje, nese miratimi per hyrje me motive te ribashkimit familjar leshohet 180 dite pas perpunimit te praktikes. "Keshtu davaritet edhe nje mundesi garancie e ushtrimit te se drejtes familjare, e parashikuar per t'iu kundervene burokracise se tejngadalshme", sqarojne ekspert tane. Me dekretin e ri per te ashtuquajturat "sherbime te transferimit te parave" emigrantet do te detyrohen te paraqesin lejen e qendrimit dhe kopjen e saj ta ruajne per dhjete vjet. Po keshtu, duhet t'ia komunikojne ekzekutimin e transaksionit, autoriteteve kompetente ne rastin kur behet per nje subjekt qe nuk zoteron leje qendrimi.

Spitalet

Nderkaq, ne pakete ashpersohen te gjitha normat e lidhura me favorizimin e hyrjes se parregullt, ndersa nuk preken aspak ndeshkimet per shfrytezuesit. "Mjeket dhe personeli spitalor duhet te sinjalizojne autoritetet kompetente, me qellim debimin e te huajve pa leje qendrimi, qe vijne prane strukturave te tyre spitalore", sqarojne ekspertet. Sa i perket pajisjes me vize. Viza e hyrjes dhe leja e qendrimit, nuk mund te leshohen dhe nese leshohen do te anulohen, nese i huaji rezulton i denuar. Lehtesira ka edhe per studentet. "I huaji qe ka marre graden e doktorates ne Itali, apo nje master universitar te nivelit te dyte, me skadimin e lejes se qendrimit per motive studimi, mund te regjistrohet ne zyren komunale te gjendjes civile per nje periudhe jo me te gjate se 12 muaj", percakton dekreti i ri. Kurse per sa u perket azilkerkuesve ne shtetin fqinje ne Itali, eshte gjykata ajo qe e vendos kete brenda tre muajsh, nga data e paraqitjes se ankimimit kunder vendimit negativ te Komisionit Territorial.

Transfertat

Personat, qe mund te bejne punen e agjentit per personat emigrante ilegale ne vendin fqinje, jane edhe te punesuarit e agjencive te transferimit te parave. Sipas rregullave te percaktuara ne Paketen e Sigurise, kerkohet qe titullaret e agjencive duhet te marrin dhe te ruajne per dhjete vjet kopjen e titullit te qendrimit, nese subjekti qe kerkon veprimin e transferimit te parave, eshte shtetas nga shtete jo anetare te BE-se. "Nese klienti i huaj nuk e ka kete titull qendrimi, pergjegjesit e agjencive duhet te njoftojne, brenda 12 oreve per kete fakt, autoritetet vendore te sigurise publike, duke i percjell te dhenat identifikuese te subjektit" thuhet ne paketen e sigurise te miratuar pak kohe me pare nga Italia. Mosrespektimi i kesaj dispozite nga ana e tyre, ndeshkohet me fshirjen nga lista e agjenteve ne aktivitet financiar.

Shtrengohen kushtet per martese me italianet, leja e qendrimit pas dy vjetesh

Shtrengohen kushtet per martesat me nje shtetas italian. Kjo eshte bere me nje ndryshim te Kodit Civil, qe parashikon futjen e detyrimit te paraqitjes se lejes se qendrimit. Keshtu nuk do te kete me martesa mes te te parregulltve. Dhenia e shtetesise me martese, mund te behet pas dy vitesh qendrimi ne territorin e shtetit italian dhe pas tre vitesh ne rastin kur bashkeshort/ja gjendet jashte. Kjo kohe pergjysmohet per femijet. Te gjitha praktikat apo deklaratat e perzgjedhjes, marrjes, rimarrjes, heqjes dore apo te dhenies se shtetesise, shoqerohen nga pagesa e nje takse prej 200 eurosh. Dispozitat e meparshme parashikonin nje kohe prej gjashte muajsh per dhenien e nenshtetesise me martese. Gjithashtu, sipas dekretit te ri, nuk eshte e mundur te lidhet martese nga ana e nje te huaji, qe nuk zoteron "dokument qe provon rregullshmerine e qendrimit ne territorin italian". Per sa i perket poligamise nuk lejohet kerkesa per ribashkim familjar me familjen qe eshte martuar me nje te huaj, i cili jeton dhe qendron rregullisht ne territorin kombetar me nje tjeter bashkeshorte. Per ate person i cili aplikon kete lloj kerkese per te perfituar leje qendrimi, kjo e fundit i anulohet nga zyrat perkatese qe pajisin emigrantet me dokumente. Nje tjeter mundesi eshte ribashkimi familjar. Ketu theksohet qe kerkuesi duhet te kete nje strehim te pershtatshem, sipas normave higjieniko-sanitare, si dhe te pershtatshmerise se banimit, qe verifikohen nga autoritetet zyrtare komunale. Ne rastin e nje femije nen 14 vjec, qe ribashkohet me nje nga prinderit, mjafton miratimi i pronarit te baneses, ku ne te vertete do te banoje i mituri. Lejohet hyrja per ribashkim familjar te femijes se mitur, qe tashme qendron rregullisht me prindin tjeter, prindin natyror, qe provon se ploteson kerkesat e pasjes se nje banese dhe te realizimit te te ardhurave.

Anulohet norma qe parashikonte leshimin e vizes per ribashkim familjar pas 180 diteve nga data e paraqitjes se kerkeses, nga ana e konsullates italiane ne vendin e origjines, kur nuk eshte marre asnje vendim.

Shembulli 1

Diana

Jam ne pritje te leshimit te lejes se pare te qendrimit. Desha te di se c'duhet bere per te marre nje leje qendrimi te perkohshme, pra te shkoj ne Shqiperi pa telashe?

Leja e qendrimit e perkohshme mund te kerkohet ne Kuesture, drejtperdrejt ne raste te nevojave te vecanta dhe te urgjencave te vecanta. Te dalesh dhe te hysh ne Itali me ricevuten postare, pas 1 shkurt 2009. Me 31 janar skadoi dispozita, qe lejonte kalimin transit neper shtetet pale te Shengenit, por nuk cenohet mundesia per te shkuar, dhe larguar nga vendi i origjines, pa kaluar neper vendet e Zones Shengen.

Besniku

Jam ne nje pritje te gjate, si mijera te tjere te riperteritjes se lejes time te qendrimit, duke dorezuar te gjithe dokumentacionin e kerkuar me ligj. Kam nevoje te qendroj ne Shqiperi per 5-6 muaj, duke dale nga Italia sipas te gjitha rregullave dhe modaliteteve te vendosura nga shteti italian. A ka ndonje kufi kohor te mungeses nga Italia?

Ne te vertete ka nje kufi maksimal: 6 muaj, pervec rasteve te motiveve te renda shendetesore, familjare apo per te permbushur detyrimet e sherbimit ushtarak, te gjitha keto te dokumentuara.

Shkurti

Bashkeshortja ime eshte moldave. Ajo ka paraqitur kerkese per te qendruar per motive familjare, duke zoteruar nje leje qendrimi te skaduar tashme. A mund te vije me mua ne Shqiperi, me ricevuten e Kuestures, duke udhetuar drejtperdrejt ne Shqiperi me traget?

Po, kjo eshte e mundur. Keshillojme qe me vete te marre ricevuten, lejen e skaduar te qendrimit, apo fotokopjen e saj, si dhe certifikaten e marteses suaj. Te gjitha keto dokumente, per te mos hapur probleme me shtetin shqiptar ne momentin e futjes ne dogane.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›