Berisha në Lezhë, vizitë foshnjës dhe nënës nga Velipoja
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij kanë vizituar në Maternitetin e Lezhës, nënën dhe foshnjen nga Velipoja që prej dy ditësh po tërheqin vemendjen e autoriteteve,pas lindjes në kushte të vështira si rezultat i izolimit të Velipojës nga përmbytjet. Kryeministri Berisha ka përgëzuar stafin mjeksor që, sic u shpreh ai, në fund të vitit bënë një dhuratë të cmuar duke shpëtuar dy jetë njerëzish.
"Urgjenca në këto zona ka funksionuar sikur të mos ishin të shndërruara në det, sic janë shndërruar. Po të dalësh në Torovicë dhe të hedhësh sytë drejt Bushatit të krijohet përshtypja se një vazhdim deti ndalon te diga e Torovicës. Të tilla janë përmasat e kësaj përmbytjeje po dhe përpjekja jonë është e jashtëzakonshme për të shmangur pasoja fatale mbi jetën e njerëzve", tha kryeministri Sali Berisha.
Edhe zëvensëskryeministri Ilir Meta dhe ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili vizituan një natë më parë nënën e re dhe foshnjen e saj. "Pavarësisht nga situta e vështirë që ka qenë dhe vazhdon të mbeten në pjesën e Velipojës, përsëri jeta vazhdon dhe ka vështirësitë e saj, ka dhe gëzimet e saj dhe urojmë që kjo lindje e suksesshme të jetë dhe një ogur i mirë për të kaluar këtë situatë të vështirë për këtë komunitet", u shpreh Meta.
Drejtori i spitalit të Lezhes Novruz Bare ka konfirmuar gjendjen e stabilizuar të nënës 21 vjecare. "Kemi dhënë ndihmë në momentin e duhur. Gjendja është e mirë dhe e fëmijës dhe nënës", bëri të ditur Nevruz Bare, drejtor i Spitalit Lezhë.
Kryeministri Berisha i vlerësoi përmbytjet si ndër më të mëdhatë të ndodhura në vendin tonë, por edhe përpjekjet si të më të jashtëzakonshmet duke shpëtuar jetë njerëzish. I të njëjtës linjë ishte edhe zëvendëskryeministri Meta i cili vlerësoi faktin që nuk është humbur asnjë jetë njerëzore gjatë këtyre përmbytjeve.
Lindita Kokaj