E Shtunë, 31 Tetor 2026

ENEMO: Zgjedhjet, përmbushën shumicën e standardeve

Rrjeti i vëzhguesve afatshkurtër dhe afatgjatë ndërkombëtarë të ENEM-os ka deklaruar se zgjedhjet e 12 dhjetorit kanë përmbushur shumicën e standarteve ndërkombëtare, por kanë vënë në dukje se mbeten ende mjaft sfida përpara autoriteteve të vendit. Kryesuesi i këtij misioni, Zllatko Vujoviq vuri theksin në problemet që vëzhguesit kanë hasur në terren.

“Procesi i votimit ishte përgjithësisht i qetë dhe paqësor, porn ë disa raste u vërejtën dhe parregullësi. Në mënyrë të vecantë shpërfillja që vazhdon të mbetet e pranishme në lidhje me privatësinë e votës u demonstrua nga shumë raste të votimit familjar. Kjo është zhgënjyese dhe misioni u bën thirrje të gjitha palëve të zgjidhin këtë cështje”, tha Zllatko Vujoviq, kryetar i ENEMO-s.

Vujoviq ka deklaruar se autoritetet zgjedhore duhet të shqyrtojnë me kujdes dhe të marrin vendime transparente, sidomos përsa I takon rastit të komunave të SKenderajt dhe Drenasit.
Përfaqësuesi I grupit të vëzhguesve amerikanë të ENEMOS, Robert beniamin, ka pasur tonë optimiste.

“Këto zgjedhje shënojnë një moment të rëndësishëm në zhvillimin demokratik të Kosovës. Shkalla me cilën mijëra qytetarë shprehën vullnetin e tyre dhe respektimi i saj i plotë do të vendosë për rrugën demokratike të Kosovës. Ne dhe të ENEMO  do të vazhdojmë të ndihmojmë kosovarët në ndërtimin e shtetit demokratik”, tha Robert Beniamin, përfaqësues amerikan.

Probleme kryesore mbeten listat e votimit, identifikimi më i mirë i votuesve dhe process më i mirë i numërimit të votave. ENEMO ka pasur 182 vëzhgues në gjithë Kosovën, 12 prej të cilëve monitorojnë nxjerrjen e rezultateve.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›