Berisha ndërpret fjalimin për 21-vjetorin, u ndie keq

Kreu i qeverisë pati një luhatje tensioni dhe u largua nga podiumi, i ndihmuar nga shoqëruesit e tij. Pasi qëndroi disa çaste prapa skenës, Berisha u largua nga Pallati i Kongreseve i shoqëruar nga eskorta e tij.
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, njëkohësisht nënkryetare e PD-së, ka deklaruar se kryeministri kaloi një situatë të fikti si pasojë e një gjendjeje virale, ndaj sipas saj nuk ka vend për shqetësim. Zyra për shtyp e Kryeministrisë bën të ditur se shefi i qeverisë u shoqërua në banesën e tij, ndërkohë që edhe mjekët konfirmojnë se gjendja e Berishës është përmirësuar.
Para se të ndërpriste fjalimin q zgjati rreth 45 minuta, kreu i qeverisë foli për krijimin e Partisë Demokratike, të cilën e cilësoi si ngjarjen më madhore në vitin 1990. “Festojmë sot krijimin e partisë së parë pluraliste në Shqipëri. Në vitin 1990 studentët e Tiranës, të udhëhequr nga tribuni Azem Hajdari, do të mblidheshin me një kurajë të pashoqe dhe do të gjunjëzonin në rrugë dhe kudo diktaturën komuniste më të egër në Evropë dhe do të themelonin Partinë Demokratike”, deklaroi ai.
Sipas kryeministrit, viti ‘90 nuk është vetëm viti i themelimit të PD-së, por edhe i lirive dhe të drejtave të njeriut, që sot garantohen me Kushtetutë. “Viti ‘90 është edhe ditëlindja e lirive, kështu që sot ne nuk festojmë thjesht datën e themelimit të një partie, por kemi ditëlindjen e dytë, atë të lirive, ndërsa kombi ynë feston ngjarjen më të madhe në historinë e tij që nga 28 nëntori i 1912”, u shpreh Berisha, duke përmendur një sërë arritjesh të arritura sipas tij nga kabinati i djathtë.
/Start/
2011-12-12 19:52