E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, zgjedhjet përsëriten më 31 janar

PRISHTINE- Përsëritja e zgjedhjeve në dy komuna në Kosovë do të zhvillohet me 31 janar të vitit që vjen. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që rivotimet për kryetar komune në Prizren dhe Lipjan të zhvillohen në fund të muajit të parë të 2010, pasi në këto dy qytete nuk doli asnjë fitues i qartë. Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor, “kjo datë është optimale për përsëritjen e raundit të dytë të votimeve në këto dy komuna”. Ndërkohë KQZ ende nuk ka marrë vendim për situatën në Gjilan, ku mund të ketë gjithashtu rivotim. Sipas ambasadës amerikane në Prishtinë thuhet se KQZ e ka të qartë rolin e vet dhe ka përgjegjësinë të përsërisë zgjedhjet. Zgjedhjet në Kosovë u zhvilluan më 15 nëntor, por raundi i parë nuk solli fitues të qartë në pjesën më të madhe të vendit. Në shumicën e komunave pati rivotim në 13 dhjetor, por përsëri u konstatuan probleme, ndaj do të jetë një tjetër rivotim më 31 janar 2010. Sidoqoftë zgjedhjet u cilësuan si të rregullta nga ndërkombëtarët dhe u konsideruan një test demoratik i kaluar me sukses për shtetin e ri të Kosovës.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›