E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në APKE: Kosova ska qenë kurrë e Serbisë

Berisha në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Kryeministri, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim gjatë punimeve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Kreu i qeverisë shqiptare pasi ka fulur për vizionin e Shqipërisë në krye të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, u është përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të APKE-së.

Ai u pyet kryesisht për Kosovën, marrëdhëniet me Turqinë, trajtimin e minoriteteve dhe luftën kundër korrupsionit.

Grigore Petrenco nga Moldavia, bashkëraporter për Shqipërinë, e pyeti Berishën lidhur me raportin e Dik Martit. Kryeministri në përgjigjen e tij theksoi se parlamenti ka miratuar ligjin që i jep të drejtë EULEX-it të hetojë ndërsa nga ana tjetër tha se raporti është qartësisht me nuanca raciste.

Jam i interesuar që të hetohet çdo akuzë që ta lidhje me krimet kundër njëzimit dhe krimet e luftës edhe pse raporti është me nuanca raciste. Kur mësova se ishte shkaura nga Vukçeviç më erdhi edhe më shumë keq, tha Berisha.

Lidhur me çështjen e Kosovës, ai u shpreh se pavarësia e saj ka sjellë paqe në rajon dhe se me shkëputjen e saj nga Serbia u ndreq një padrejtësi.

“Kosova nuk ka qenë kurrë pjesë e Serbisë. Realiteti historik është ndryshe. U dha si një dënim gjatë Perandorisë Osmane, një proces që filloi me Kongresin e Berlinit dhe përfundoi me Konferencën e Londrës, tha kryeministri i Shqipërisë. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›