E Hënë, 2 Nëntor 2026

Berisha në Azerbajxhan, në krah të Ali Evsen, i akuzuar për lidhje me Mubarak e pastrim parash

Share

Kryeministri Sali Berisha ka vijuar vizitën e tij në Azerbajxhan, ku ka mbajtur një takim me disa biznesmenë. Në krah të kryeministrit Berisha është shfaqur një personazh i njohur jo vetëm në Shqipëri, por dhe më tej. Bëhet fjalë për Ali Evsen, i cili u arrestua muaj më parë në Spanjë, pasi akuzohet për lidhje me familjen e Mubarak dhe për pastrim parash.

Evsen duket qartë në foton e publikuar në faqen e Kryeministrisë, por dhe në kronikat e transmetuara në televizor, duke qenë se ndodhet në krahun e djathë të Berishës.

Ali Evsen, tashmë dhe me shtetësi shqiptare, është arrestuar  me akuzën për pastrim parash, dhënie ryshfeti dhe korrupsion muaj më parë. Ai ishte  pronari i kompanisë ajrore shqiptare Albanian Airlines. Ali Evsen u arrestua së bashku me një biznesmen egjiptian, Hysen Salem, një nga njerëzit më të afërt të ish-presidentit egjiptian Hosni Mubarak dhe djalit të tij Khaled Salem.

Nga hetimet ka rezultuar se Evsen kishte hyrë garant me anë të kompanisë së tij për të nisur paratë në drejtim të familjes Salem në Egjipt.

Gjykata e Lartë spanjolle kërkoi për lirimin e Evsen garancinë prej 18 milionë euro, ndërsa për biznesmenin Salem dhe djalin e tij 30 milione euro.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›