E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu letër ngushëllimi familjes Nika: Pa të vërtetën nuk ka drejtësi

Share

Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, i ka dërguar një letër ngushëllimi familjes së Aleks Nikës, që humbi jetën një vit më parë në demonstratën e 21 janarit.

Ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta për ju dhe për secilin prej anëtarëve të familjes suaj për humbjen e Aleksit. Ndërmjet shumë sfidave që na duhet të kapërcejmë në jetë, humbja e një personi të dashur, baba, bashkëshort, vëlla, bir është më e vështira për t’u përballuar, shprehet Arvizu në fillim të letrës.

Në letrën e tij, Arvizu shprehet se SHBA kanë ngulmuar për hetimin e vrasjeve, ndërsa pohon se pa të vërtetën e kësaj ngjarje, nuk mund të ketë drejtësi.

Besojmë se është e domosdoshme që ata që ishin përgjegjës të japin llogari për veprimet e tyre. Pa të vërtetën nuk mund të ketë drejtësi. Ju lutem dijeni se SHBA do të punojnë pa u lodhur për të mbështetur kauzën e drejtësisë në Shqipëri, shkruan Arvizu, duke vijuar më tej:

SHBA i kanë mbështetur fuqimisht përpjekjet e zyrës së Prokurorisë së Përgjithshme për të zhvilluar një hetim të pavarur dhe gjithëpërfshirës, pa ndërhyrje politike, për të zbuluar dhe nxjerrë të vërtetën mbi ngjarjet e 21 janarit 2011.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›