Berisha në Bruksel: Gjithçka për integrimin

Pas takimit, Berisha tha për gazetarët e pranishëm se Partitë Popullore mbështetën procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, teksa vlerësuan progresin dhe detyrimet në këtë proces.
“Por ajo që ishte e rëndësishme dhe që u theksua këtu, ishte fakti se fryma e Selanikut është e gjallë, premtimi i Selanikut është për t’u mbajtur dhe do të mbahet.Ishte një rast për mua që të ekspozoja zhvillimet në Shqipëri, por edhe të ftoja miqtë e mi në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, që përbën dhe ngjarjen më madhore këtë vit për Ballkanin”, theksoi Berisha.
I pyetur nëse Shqipëria do të mund ta marrë statusin këtë vit, Berisha u shpreh se qeveria do të bëjë gjithçka në këtë drejtim. “Qeveria po punon intensivisht për të përmbushur detyrimet dhe po i përmbush ato. Natyrisht, ky është një proces që po përsoset në mënyrë të vazhdueshme, por qeveria po punon me seriozitetin më të madh në të gjitha fushat, në mënyrë që të përmbushë standardet e kërkuara”, vijoi.
Kryeministri foli me optimizëm për luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri, teksa theksoi se nuk ka asnjë vend që brenda një dite deri në 8 zyrtarë vendosen përpara drejtësisë.
“E rëndësishme është që kjo është qeverisja e parë që hiqen imunitetet.Kjo është qeverisja e parë në të cilën ka një proces reformash serioze për luftën kundër korrupsionit dhe ka një politikë penale të qëndrueshme për luftën kundër tij. Lidhur me pyetjen tuaj mund të them dy gjëra; drejtësia shqiptare, pavarësisht nga vakumet që ka, në rast se i referohemi 2 momenteve, ato flasin më shumë se të gjitha akuzat e tjera. Së pari, në vitin 2005, popullata e burgjeve në Shqipëri ishte tërësisht 1800 persona, sot është rreth 5 mijë. Mos harroni se janë këta gjykatës që japin çdo ditë drejtësi. Së dyti, 60 për qind e proceseve në të cilat qeveria paditet, fitohen nga pala tjetër. Në qoftë se 60 për qind e këtyre vendimeve jepen jo në favor të qeverisë, kjo do të thotë se kjo drejtësi funksionon në mënyrë të pavarur. Por lidhur me faktin se a duhet të kemi apo jo “koka turku”, unë mund të them se ne duhet të kemi shtet ligjor të fortë”, nënvizoi Berisha. /Start/
2012-04-12 08:33