Berisha ne Bruksel garanci per 8 majin

OSBE Numerimi i votave ne Shqiperi me i sakti ne bote. Berisha ne samitin e PPE-ve Smund tia heq dyshimin Rames opozita qeveris bashkite e medha garantoj proces te lire zgjedhor
Infrastruktura bashkekohore e votimit qe ka aktualisht Shqiperia eshte nje garanci per voten e 8 majit. Nga Brukseli Kryeministri Sali Berisha siguroi dje se qeveria shqiptare angazhohet teresisht per garantimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme ne 8 maj. Gjate pjesemarrjes ne samitin e Partive Popullore Evropiane z. Berisha i njohu europarlamentaret me situaten politike ne Shqiperi dhe pergatitjet per zgjedhjet lokale te 8 majit. Kreu i qeverise kerkoi mbeshtetjen qeverive te vendeve pjesemarrese per dergimin e nje numri sa me te larte vezhguesish per zgjedhjet lokale te 8 majit ne menyre qe keto zgjedhje te jene sa me transparente. Shqiperia i ben keto zgjedhje duke disponuar tani nje nga infrastrukturat me moderne. Ne do bejme gjithcka kemi ne dore si qeveri dhe si mazhorance - theksoi z. Berisha. Kryeministri Sali Berisha mori pjese dje ne punimet e samitit te kryetareve te shteteve dhe qeverive te Bashkimit Evropian pjesetare te grupit te Partive Popullore Evropiane EPP qe u zhvillua ne Keshtjellen Bouchout ne Meise Bruksel.Pa diskutim cdo zgjedhje eshte e rendesishme. Por pata kenaqesine e madhe ti njihja ne menyren me te plote per sistemin e numerimit te Shqiperise te cilin Sekretari i Pergjithshem i OSBE-se e vleresoi si me te saktin ne bote. Kjo ishte deklarata qe beri. Nje sistem mrekullueshem per vende qe kane pretendime - u shpreh Kryeministri i vendit. I pyetur pas samitit per akuzat e opozites per manipulimin e listave te zgjedhesve kreu i ekzekutivit shqiptar vuri ne dukje se nuk mund te beje asgje per ti hequr dyshimin kreut te opozites Edi Eama. Nje here akuzoi 20 000 komisionere tani akuzon qeveritaret e tij vendore. Keto jane probleme te brendshme te opozites. Ajo cka une mund tju garantoj eshte perkushtimi i plote dhe total nje proces zgjedhor te lire dhe te ndershem - tha Kryeministri. Berisha konstaton me keqardhje se opozita po ankohet drejt vetes se vet duke thene se nuk mund ti nxjerre Edi Rames kurre dyshimin. Ai tha se ne te gjitha qytetet e medha qeveris opozita dhe kujtoi faktin se kreu socialist Rama me heret per zgjedhjet parlamentare kishte akuzuar 20 000 komisionere kurse tani akuzon qeveritaret e tij vendore. Gjate takimeve Kryeministri Berisha i njohu te pranishmit me zhvillimet dhe situaten ne Shqiperi si dhe kerkoi mbeshtetjen e qeverive te vendeve pjesemarrese per dergimin e nje numri sa me te larte vezhguesish per zgjedhjet lokale te 8 majit ne menyre qe keto zgjedhje te jene sa me transparente. Kerkesa ime ne kete rast ishte qe qeverite sepse ODIHR perbehet nga vezhgues qe dergojne qeverite ministrite e Jashtme pra kerkesa ime ndaj tyre ishte qe te udhezojne ministrite e Jashtme respektive per ti derguar ODIHR-it vezhguesit sepse numri i pergjithshem ka rendesine e vet. Kjo ishte kerkesa e pare. Natyrisht une kam marredhenie te shkelqyera dhe ky ishte nje rast per ti falenderuar me shume mirenjohje te gjithe Presidencen e EPP-se miqte e mi qe mbeshteten vendosmerisht Shqiperine dhe e mbeshtesin ate - u shpreh z. Berisha.
Kryeministri garantoi kryetaret e shteteve ne kete samit per perkushtimin e qeverise shqiptare per zgjedhje te lira dhe te ndershme. Gjithashtu Kryeministri drejtoi nje falenderim me mirenjohje per te gjithe Presidencen e EPP-se qe mbeshteten vendosmerisht Shqiperine dhe vazhdojne ta mbeshtesin ate.Duhet mbeshtetja e qeverive te vendeve pjesemarrese per dergimin e nje numri sa me te larte vezhguesish per zgjedhjet lokale te 8 majit ne menyre qe keto zgjedhje te jene te vezhguara dhe sa me transparente - deklaroi z. Berisha.
Prononcimi i Kryeministrit pas punimeve te samitit te PPE-se
A besoni se zgjedhjet lokale ne Shqiperi do te sjellin ndryshim te situates politike Cili eshte komenti juaj per verejtjet e opozites lidhur me listat e zgjedhesve
Se pari jam ketu ne nje samit me te rendesishmin ku merrnin pjese te gjithe kryetaret e qeverive te vendeve te BE-se qe qeverisen nga partite e qendres se djathte. Dhe ky ishte nje samit jashtezakonisht i rendesishem. Ne kete samit lidhur me pyetjen tuaj pata rastin te njihja te pranishmit mbi zhvillimet dhe situaten ne Shqiperi te ftoj dhe te kerkoj mbeshtetjen e tyre me vezhgues qe zgjedhjet e 8 majit te jene te vezhguara dhe plotesisht transparente. Dhashe te gjitha garancite e mia per perkushtimin e qeverise per nje proces zgjedhor te lire dhe te ndershem.
Po listat e zgjedhesve
Ne te gjitha qytetet e medha qeveris opozita. Me sa shoh une opozita po ankohet drejt vetes se vet. Une nuk mund ti nxjerr atij kurre dyshimin. Nje here akuzoi 20 000 komisionere tani akuzon qeveritaret e tij vendore. Keto jane probleme te brendshme te opozites. Ajo cka une mund tju garantoj ju eshte perkushtimi i plote dhe total nje proces zgjedhor te lire dhe te ndershem.
Cfare mbeshtetjeje moret ju nga lideret e djathte dhe nga cilet anetare do te perbehet delegacioni qe do te vije ne Shqiperi per te vezhguar zgjedhjet
Kerkesa ime ne kete rast ishte qe qeverite sepse ODIHR perbehet nga vezhgues qe dergojne qeverite ministrite e Jashtme pra kerkesa ime ndaj tyre ishte qe te udhezojne ministrite e Jashtme respektive per ti derguar ODIHR-it vezhguesit sepse numri i pergjithshem ka rendesine e vet. Kjo ishte kerkesa e pare. Natyrisht une kam marredhenie te shkelqyera dhe ky ishte nje rast per ti falenderuar me shume mirenjohje te gjithe Presidencen e EPP-se miqte e mi qe mbeshteten vendosmerisht Shqiperine dhe e mbeshtesin ate.
E konfirmoi zoti Buzek dergimin e delegacionit pas fteses se bere
Presidenti Buzek po shqyrton kerkesen qe i ka bere zonja Topalli. Duhet kuptuarqe normalisht Parlamenti Evropian nuk vezhgon zgjedhje lokale. Zgjedhjet lokale kane nje status me te vecante dhe ato vezhgohen nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale por perpjekjet po behen serioze per te pasur edhe nje delegacion te PE-se per te qene te pranishem ne formen qe e gjykon Parlamenti me te arsyeshme.
Konsiderohet se keto zgjedhje jane vertet te rendesishme edhe pse jane lokale nga lideret e djathte
Pa diskutim cdo zgjedhje eshte e rendesishme. Por pata kenaqesine e madhe ti njihja ne menyren me te plote per sistemin e numerimit te Shqiperise te cilin Sekretari i Pergjithshem i OSBE-se e vleresoi si me te saktin ne bote. Kjo ishte deklarata qe beri. Nje sistem i mrekullueshem per vende qe kane pretendime.
Dhe bazuar ne kete deklarate te OSBE-se ju jeni i bindur qe zgjedhjet lokale te 8 majit do te sjellin nje ndryshim ne Shqiperi
Shqiperia i ben keto zgjedhje duke disponuar tani nje nga infrastrukturat me moderne. Ne do te bejme gjithcka kemi ne dore si qeveri dhe si mazhorance.
Po ne rast se opozita nuk do ti njohe
Nuk eshte qeveria ajo qe udheheq opoziten dhe i dikton opozites se cfare te beje.