E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neglizhenca e Bashkisë, e dukshme në mjaft rrugë dhe bulevarde

25-03-2011 / Gazeta 55

Pas aksit sheshi Rilindja-Rreth Rrotullimi i Doganës dhe më tej Mbikalimi - Kamzës, kamerat e televizioneve kanë spikatur një tjetër pikë të zezë sa i përket sigurisë rrugore


Pas denoncimit të mungesës së kushteve elementare të sigurisë për kalimtarët e segmentit rrugor sheshi Rilindja-Rreth Rrotullimi i Doganës dhe më tej Mbikalimi - Kamzës, mediat kanë spikatur një tjetër pikë të zezë për sa i përket sigurisë rrugore. Duket se e njëjta neglizhencë e Bashkisë vërehet edhe në dy bulevardet “Zhan D’Ark” dhe “Bajram Curri”, ku mungon sinjalistika rrugore. Ndërsa policia jep alarmin për shkak të rasteve të shumta të aksidenteve rrugore që shkaktohen për mungesë të sinjalistikës në këtë zonë, në Bashkinë e Tiranës askush nuk ndihet i interesuar për sigurinë e qytetarëve që kalojnë çdo ditë nga njëri krah i Lanës në tjetrin. Mes kalimtarëve ka nxënës shkollash, por edhe persona që janë aksidentuar më parë në të njëjtin vend. Për këta është mjaft e vështirë që pavarësisht se nuk është shënuar asnjë element sigurie, janë të detyruar të kalojnë sërish në të njëjtën rrugë me rrezikun e vdekjes çdo ditë. Specialistët e Policisë Rrugore japin alarmin për mungesën e bashkëpunimit mes Bashkisë dhe ekspertëve për krijimin e elementëve të sigurisë për kalimtarët. Tirana mbetet i vetmi kryeqytet në Evropë që nuk ka asnjë mbi apo nënkalim këmbësorësh apo zgjidhje të tjera për sigurinë e jetës së kalimtarëve nga aksidentet e mundshme automobilistike.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›