E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Zero tolerancë ndaj korrupsionit të politikanëve”

25-03-2011 / Gazeta 55

Presidenti i PE-së, Jerzy Buzek

Presidenti i Parlamentit Europian, Jerzy Buzek ka dhënë dje një deklaratë ku ka njoftuar dorëheqjen e dy deputetëve dhe largimin e deputeti Severin nga grupi i majtë i eurodeputetëve. Buzek në emër të byrosë së PE-së është distancuar nga sjellja e eurodeputetëve. “Më duhet t’ju informoj, se jam njoftuar me dorëheqjen e njërit prej kolegëve, zotit Thaler. Një tjetër koleg, zoti Strasser ka sinjalizuar vullnetin e tij që të japë dorëheqjen ditët e ardhshme. Një eurodeputet tjetër, zoti Severin ka bërë publike, se ai do të ikë nga grupi socialist dhe demokrat i Parlamentit Europian dhe do të bashkohet me eurodeputetët që nuk i përkasin grupeve politike. Këto vendime kanë ardhur si pasojë e akuzave serioze për sjellje të parregullt të disa eurodeputetëve”, ka deklaruar Buzek.
Me tej ai shtoi se, “Në mëngjes, i përçova një mesazh të qartë për këtë Byrosë së Parlamentit Europian. Në emër të byrosë dhe jam i sigurt, që në këtë rast, flas edhe në emrin e shumicës tuaj, theksoj, se ne jemi të vendosur për të ndjekur një politikë zero ndaj sjelljeve që çuan te dorëheqja e kolegëve tanë”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›