E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sokol Olldashi: Bashkia e Tiranës ka djegur fondet e Qeverisë

25-03-2011 / Gazeta 55

Ministri i Punëve Publike tha dje në Kuvend gjatë punimeve të seancës plenare se Bashkia e Tiranës ka djegur fondet e miratuara nga qeveria për studimin e mbetjeve urbane dhe krijimin e landfildeve.
“Për dy vjet ministria ka vënë në dispozicion fonde për studimin e mbetjeve të ngurta dhe krijimin e landfildit si problem serioz për bashkinë e Durrësit. Këto fonde janë djegur, për pamundësi për të zhvilluar tenderin për dy vjet, për pamundësia për të manipuluar tenderin sipas qejfit. E njëjta gjë ka ndodhur dhe me fondet për banesat e të pastrehëve”, u shpreh ministri Olldashi.
Akuza të cilat përfaqësuesit e mazhorancës i konsideruan të pabaza dhe politike, pasi një pjesë e mirë e fondeve të Qeverisë i kanë takuar Bashkisë së Tiranës, e cila sikundër raportohet i ka keqpërdorur dhe kthyer në rroga dhe honorare për militantët socialistë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›