PD shpall Lulzim Bashen kandidat per Bashkine e Tiranes

Kandidimi Basha le mandatin e deputetit dhe postin e ministrit. PD sot mbledh Keshillin Kombetar tek Asllan Rusi prezanton Bashen
Lulzim Basha eshte zyrtarisht kandidati i Partise Demokratike per kreun e ri te Bashkise se Tiranes. Demokratet sot mbledhin Keshillin Kombetar ne oren 1700 per te miratuar listen e kandidateve qe do te garojne perballe opozites se majte ne zgjedhjet e 8 majit nderkohe qe nje ore me pas do te hapin zyrtarisht fushaten elektorale per kryeqytetin ku do te shpallin emrin e Lulzim Bashes ne nje miting te madh ne mjediset e pallatit te sporteve Asllan Rusi. Ketij momenti i parapriu dje z. Basha ne respekt te ligjit dhe permbushjes se detyrimeve kushtetuese per nje gare te tille elektorale duke i paraqitur doreheqjen Kryeministrit Sali Berisha nga posti i ministrit te Puneve te Brendshme dhe duke lene edhe mandatin e deputetit te Kuvendit te Shqiperise. Ky vendim i z. Basha behet pikerisht ne kuader te kandidimit te tij per kryetar te Bashkise se Tiranes. Zyra e shtypit e ministrit njoftoi mbreme se ministri i Brendshem Lulzim Basha ka paraqitur doreheqjen nga detyra e ministrit te Brendshem dhe mandati i deputetit. Sipas njoftimit zyrtar Z. Lulzim Basha i ka paraqitur sot dje Kryeministrit te Shqiperise z. Sali Berisha doreheqjen nga detyra e ministrit te Brendshem.
Po dje zoti Basha ne nje leter derguar Kryetares se Kuvendit te Shqiperise znj. Jozefina Topalli ka dhene doreheqjen nga mandati i deputetit te Kuvendit te Shqiperise. Dorezimi i detyres se ministrit te Brendshem dhe mandatit te deputetit behet ne perputhje me ligjin sipas te cilit parashikohet se kandidati i angazhuar ne zgjedhje apo ne fushate duhet te heqe dore nga mandati apo detyra tjeter shteterore minimalisht nje muaj para dites se zgjedhjeve. Me kete doreheqje duket se Basha do te angazhohet maksimalisht ne fushaten per zgjedhjet lokale ne Tirane nga ku gezon mbeshtetjen e plote te forces politike qe ai perfaqeson. Ky veprim i kandidatit Basha vjen ne perputhje me kerkesat e Kodit Zgjedhor per kandidatet per poste bashkish minibashkish e komunash te cilet nuk lejohen te mbajne poste te tjera te larta ne administraten shteterore. Nderkohe partia me e madhe opozitare ajo Socialiste ende nuk e ka zyrtarizuar kandidatin e saj pavaresisht zerave per nje rikandidim te mundshem te kryetarit aktual te Bashkise se Tiranes Edi Rama. Ndryshe nga rivali i tij socialist i cili ende nuk ka zyrtarizuar kandidaturen per kreun e bashkise Lulzim Basha e paralajmeroi perballjen elektorale te 8 majit ne mitingun festiv te demokrateve te dates 22 mars diten e pervjetorit te 19-te te rrezimit me vote te diktatures komuniste dhe marrjen e pushtetit nga Partia Demokratike. Me kandidaturen e Lulzim Bashes demokratet kane si objektiv te tyre rikthimin pas 11 vitesh ne Bashkine e Tiranes.
Pasaporta politike e Lulzim Bashes
Zoti Lulzim Basha eshte kandidatura unanime e Partise Demokratike per bashkine me te madhe te Shqiperise ate te Tiranes. Basha ka qene deputet i PD-se qe nga viti 2005 dhe ne 2009 deputet demokrat ne Qarkun e Elbasanit. Zoti Basha eshte nje nga figurat kryesore te Partise Demokratike dhe pas asnje dyshim cilesohet si ministri me kontribute te medha ne qeverine Berisha ku ka mbajtur dhe 3 poste ate te ministrit te Transporteve te Puneve te Jashtme dhe minister i Brendshem.Ne te tre keto poste zoti Basha ka dhene kontribute te qenesishme pavaresisht sulmeve te vazhdueshme te socialisteve per rrugen e kombit autostraden Durres- Kukes anetaresimit ne NATO. Po nje nga kontributet me te medha te zotit Basha dhe qe lidhet me nje nga endrrat shekullore te shqiptareve ishte liberalizimi i vizave per shqiptaret ne te gjithe hapesiren Shenghen.