Berisha në Bruksel, lektor në samitin “Miqtë e Europës”
“Miqtë e Europës”, një grupim organizmash prestigjioze ndërkombëtare si fondacioni gjerman “Konrad Adenauer”, Instituti grek për Demokraci “Constantinos Karamanlis”,
“Si&Si Group”, Instituti i sondazheve “Gallup”, Pakti i Investimeve për Europën Juglindore, me mbështetjen financiare të “Coca-Cola Company” dhe “Delta Holding” organizojnë nesër një samit mbi rolin e Bashkimit Europian në Ballkan si dhe perspektivën e këtyre vendeve për t’u anëtarësuar një ditë në union. I ftuari kryesor që do të referojë do të jetë pikërisht komisioneri i Zgjerimit në BE, Olli Rehn, ndërsa në këtë aktivitet me rëndësi është ftuar të marrë pjesë dhe referojë edhe kryeministri shqiptar Sali Berisha. Kreu i qeverisë shqiptare parashikohet të zhvillojë me këtë rast një takim te veçantë me zotin Rehn ku do ta njohë atë më nga afër me zhvillimet e fundit në Shqipëri, arritjet dhe reformat e mëdha që janë duke u kryer, ndërsa pritet që vetë zyrtari i lartë i Brukselit të inkurajojë më tej thellimin e reformave e njëherazi të garantojë shefin e ekzekutivit se BE ia po i mban dyert hapur për Shqipërinë ashtu dhe per vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Kushtet aktuale ku ndodhet vendi ynë e bëjnë të paevitueshem diskutimin se kur vendi ynë mund të aplikojë për statusin e vendit kandidat, e lidhur kjo ngushtësisht edhe me politikat e zgjerimit që ka aktualisht BE-ja. Situata politike në rajon dhe veçanërisht në Kosovë, ku së fundmi është sintaluar edhe misioni EULEX i Bashkimit Europian mësohet se do të jenë në qendër të vëmendjes së këtij evenimenti. Në këtë drejtim një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe situatës aktuale politike në Serbi pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 11 majit, duke qenë se ende nuk është formuar qeveria e re. Presidenca sllovene e ka vendosur në 5 muaj e fundit perspektivën e aëtarësimit të vendeve të tjera të Ballkanit në BE, si një ndër prioritetet kryesore, pasi shihet nga shumëkush si zgjidhja që garanton paqen dhe stabilitetin afatgjatë në rajon dhe me gjerë. Samiti do të përbëhet nga dy pjesë, sesioni mbi klimën ekonomike dhe biznesit dhe tjera që ka të bëjë mendryshimet klimaterike që ashtu si pjesën dërmuese të globit kanë afektuar edhe rajonin e Europës Juglindore. Tryeza do të ulë së bashku përfaqësues të institucioneve të ndryshme të BE-së, Komunitetin Europian. Investimete huajha direkte, ndërveprimi dhe bashkëpunimi rajonal do të jenë në qendër të debatit. Përveç Olli Rehn dhe kyeministrit Berisha, në samit do të referojnë edhe kryeministri i Kosovs, Hashim Thaçi, Sekretari francez i Shtetit për Çeshtjet Europiane Jean-Pierre Jouyet, drejtuesi kroat i negociatave Kroaci-BE për anëtarësimin e plotë Vladimir Drobnjak, Ministri Austriak i Punës dhe Çështjeve Ekonomike, Martin Bartenstein, Zëvendëssekretar i Përgjithshëm i Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD), Aart de Geus, Këshilltari Special i BE-së në Kosovo, Jonas Jonsson, europarlamenbtarja Doris Pack, ish drejtuesi i misionit UNMIK në Kosovë, Joachim Rücker si dhe ish- dërguari special i Bashkimit Europian në Bosnjë,
Christian Schwarz-Schilling.
Alket Goce