Degjenerimi i opozitarizmit - dëshpërimi e çon sërish tek nekropolitika e Gërdecit
Partia Socialiste ka filluar mësymjen tymnajosëse lidhur me çështjen e Efraim Diverolit, shtetas amerikan, i akuzuar për mashtrime të tregtisë së fishekëve, të blerë në Shqipëri. Pas kërkesës së drejtësisë amerikane për arrestimin e biznesmenit Diveroli, ky i fundit para bankës së të akuzuarve, është përpjekur të thurë dhe të tjerrë justifikime fallco, i ndihmuar edhe nga avokati i tij, të dy kanë përdorur si argument mashtrimin që u është bërë në Shqipëri për tregtinë e fishekëve. Në të vërtetë kjo vetëm një arsye për tu justifikuar nuk mund të merret në shqyrtim nga trupa gjyqësore amerikane, pasi ai dhe avokati i tij, për të shpëtuar kokën dhe për të dalë të fituar nga kjo mesele, po tjerrin dhe thurin thagma të papërgjegjshme për të bërë përgjegjës shtetin shqiptar aferat implikuese mbarëbotërore të adoloshentit, Diveroli. Në këtë drejtim, Partia Socialiste, në vend që të shqyrtojë procesin me të cilin po përballet Deviroli dhe justifikimet e pahijshme që ai po përdor, për faktin e ndodhjes në gjendje terrorizuese dhe të papjekurisë mendore, bën antipropagandë ndaj qeverisë dhe parashtron tezën avangarde të përgjegjësive që duhet të mbajë Kryeministri Sali Berisha në këtë çështje. Nënkryetari i grupit parlamentar në Partinë Socialiste Erion Braçe, përmendi dje se qeveria është e përfshirë në këtë skandal, pasi heshtja nga ekzekutivi sipas tij nënkupton vetëm këtë gjë. Ndonëse, kjo deklaratë e Braçes bie ndesh me argumentet dhe kundër argumentet, pasi thjesht thagma e tij që me arrestimin e Diverolit dhe implikimet e tij botërisht në afera të ndryshme, bëjnë përgjegjës edhe qeverinë shqiptare, kjo alibia e ngjizjes socialiste dhe papërgjegjshmëria politike që shoëron kapacitetin e holluar intelektual të politikanit Braçe. Kreu i grupit parlamentar socialist, Erion Braçe, kërkoi hapjen e hetimit për trafikun e armëve dhe të hedhjes drite mbi aferat e këtij trafiku. “Nisur nga heshtja e frikshme ne planin zyrtar dhe joserioze dhe ne planin fajtor te qeverise dhe kryeministrit Berisha, nisur nga hetimet paralele te Kongresit Amerikan por edhe nga heshtja e Kuvendit të Jozefina Cobës që asnjëherë nuk është distancuar nga ky skandal, i bëj me dije opinionit këtij qëndrim tonin: Ne nuk i njohim vetes të drejta për të urdhëruar organin e Prokurorisë së Përgjithshme. Por në vëmendje të ekspertëve tanë dhe gjitha sa ka ndodhur me këtë krim, ka ardhur momenti dhe ne kërkojmë me forcë që, prokuroria të zhvillojë një proçedim të ri penal, hetime të plota të gjithanshme, gjithpërfshirëse, të papenguara nga statusi politik i persona me status politik të përfshirë në krim, dhe që hedh dritë për një tjetër aferë kriminale ku është përfshirë qeveria e Sali Berishës dhe që ndodhet përtej krimit tjetër të Gërdecit”, tha Braçe. Në këtë kontekst, Braçe akuzon qeverinë se ka komplotuar ndaj SHBA-ve, me qëllim të vetëm, pasurimin. “Nga faktet e paraqitura nga prokurorët amerikanë, del në dritë të diellit, implikimi i qeverisë së Sali Berishës në një bandë kriminale që ka komplotuar kundër SHBA me qëllimin e ulet të përfitimit të pasurimit të tyre. Mjafton të permendet aktakuza e tretë ku thuhet se të pandehurit kërkonin të pasuronin veten dhe të degëzonin përfitimet”, vijoi më tej ai. Ndërsa, adoloshenti biznesmen, Efraim Diveroli, është mbrojtur në akuzë me pretendimet se është mashtruar nga qeveritë dhe se ai nuk ishte në dijeni të mallrave që tregtoheshin. Nëpërmjet avokatit të tij, Hoëard Srebnick, ai pretendon se nuk ka pasur dijeni që arsenali ushtarak që e ka blerë, të ketë qenë prodhim kinez, siç edhe akuzohet nga qeveria amerikane. Dy janë interpretimet mbi të cilat Srebnick mbështet pafajësinë e Diverolit. Së pari, që kompania AEY nuk e ka blerë me dashje municionin kinez, por që atë ia ka shitur me mashtrim qeveria shqiptare dhe së dyti, që Diveroli nuk ka shkelur ligjin amerikan, i cili ndalon blerjen e armatimit të prodhuar nga Republika Popullore e Kinës. “Klienti im nuk ka blerë asnjë lloj municioni prodhim kinez, qoftë ‘direkt apo indirekt’ nga asnjë kompani ushtarake komuniste kineze, por ia ka blerë atë qeverisë shqiptare”, thekson avokat Srebnick. Megjithëse është përpjekur të mbrohet në seancë edhe vetë Diveroli me argumente të tilla, që në fakt nuk ka qenë në gjendje që ti mbështesë me dokumente faktues e që mund të implikonin edhe qeverinë shqiptare në këtë mashtrim, ai dhe avokati i tij, duket qartë se për të shpëtuar nga laku dhe kurthi ku kanë rënë, po përcjellin përgjegjësinë tek dikush tjetër, që në rastin konkret është shteti shqiptar. Në përpjekje edhe për të mbuluar aferat e tjera në rang botëror me të cilat mund të rrezikojë i implikuar Diveroli, do të shohim me hodhësi se tek kush do të orientojë përgjegjësinë për rastet e caktuara.