Berisha në Bruksel me ftesë të Partive Popullore
Kryeministri Berisha është nisur gjatë ditës së sotme në Bruksel, pas një ftese të Partive Popullore Europiane, ku do të marrë pjesë në konferencën me temë Ballkani Drejt Integrimit Evropian.
Berisha do të mbajë një fjalim në sesionin e parë me temë Procesi i Stabilizim Asociimit: Eksperienca, Sfida dhe Mundësi .
Në këtë Konferencë, e cila do të hapet nga Kryetari i Grupit të PPE-së në PE, eurodeputeti Joseph Daul, do të marrin gjithashtu kryeministri i Maqedonisë, Nicola Gruevski, Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje Hercegovinës, Vjekoslav Bevanda, ish Kryeministrja e Kroacisë, Jadranka Kosor, Peter Sorensen, i Dërguar i Posaçëm i BE-së në Bosnje Hercegovinë etj.
Takimet dhe konferencat e partive të djathta europiane, janë të vetmet raste kur Berisha ftohet në Bruksel, pasi tashmë ai është izoluar nga Perëndimi.