Itali, arrestohen gjashtë shqiptarë për vjedhje
Gjashtë shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane për vjedhje. Sipas policisë ata ishin të specializuar në vjedhjen e vilave dhe apartamenteve. Banda shqiptare vepronte në zonat e Xhenoas, Savonas dhe Imperias. Shqiptarët kanë përfunduar në burg pas një urdhër- arresti të lëshuar nga gjyqtari Fiorenza Giorgi.
Të arrestuarit janë të moshës midis 20 dhe 36 vjeç. Nga hetimet e policisë ka rezultuar se banda shqiptare përpara se të ndërmerrte një aksion studionte me shumë vëmendje dhe saktësi objektivin (apartamentin apo vilën) që do të vidhnin.
Policia arriti të binte në gjurmët e tyre pas disa provave të gjetura në vilat dhe apartamentet ku banda e shqiptarëve kishte kryer vjedhje më parë.