E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrimi i Ballkanit, Berisha në konferencën e PPE

Berisha gjate nje konference nderkombetare

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha do të qëndrojë nesër në Bruksel i ftuar nga Kryetari i grupit të PPE-së në Parlamentin Evropian, Joseph Daul për të marrë pjesë në Konferencën me temë Ballkani Drejt Integrimit Evropian. Kryeministri shqiptar do të jetë folës i parë në  sesionin e parë me temë Procesi i Stabilizim Asociimit: Eksperienca, Sfida dhe Mundësi .

Kjo Konferencë organizohet në kuadër të mbështetjes së gjatë dhe inkurajimit  të fuqishëm që Grupi i PPE-së në PE u ka dhënë dhe u jep vendeve të Evropës Jug Lindore, në procesin e integrimit.

Gjithashtu, Konferenca do të trajtojë çështje që lidhen me progresin aktual dhe të ardhmen e integrimit evropian të vendeve të Evropës Jug Lindore, si dhe mbi mbështetjen evropiane për Ballkanin, në lidhje me promovimin e një bashkëpunimi të fortë rajonal.

Ngjarja do të hapet nga Kryetari i Grupit të PPE-së në PE, eurodeputeti Joseph Daul, do të marrin pjesë dhe Zëvendëskryetarët  e Grupit Parlamentar të PPE-së, z.Gunnar Hokmark  dhe z.Joannis Kasoulides, Kryeministri i Maqedonisë, zoti Nicola Gruevski, Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnie Hercegovinës, zoti Vjekoslav Bevanda, ish Kryeministrja e Kroacisë, zonja Jadranka Kosor, zoti Peter Sorensen, i Dërguar i Posaçëm i BE-së në Bosnje – Hercegovinë, eurodeputetë si zotërinjtë Elmar Brok dhe Eduard Kukan

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›