E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, operacion për shkatërrimin e një bande

Foto ilustruese

Një operacion i gjerë me pjesëmarrjen e rreth 130 forca të drejtorisë së Policisë, të RENEA-s dhe Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë, kanë vepruar në të gjithë qytetin e Vlorës me qëllim shkatërrimin e një bande të rrezikshme që kryente vjedhje të ndryshme.

Operacioni është në zhvillim e sipër dhe drejtohet nga Tan Çuku, drejtor i policisë qarku Vlorë. Po kontrollohen shumë banesa për të bërë të mundur realizimin me sukses të operacionit.

Ende nuk ka të dhëna zyrtare lidhur me numrin e personave të shoqëruar. /A.Peçi/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›