E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, dy ish-ministra rrezikojnë deri në tetë vite burg

Ministria e Kulturës Kosovë

Dy ish-ministrat e Kulturës, Astrit Haraqija dhe Valton Beqiri do të dalin përpara gjykatës së qarkut Prishtinë për të dhënë përgjegjësi penale për projektet e parealizuara të filmave Mysafiri në sofër dhe Power Cuts.

Dy ish-ministrat në bashkëpunim me dy persona të tjerë besohet se janë bërë pjesë e një sofre korrupsioni vite më parë për këto projekte të parealizuara. Ata do të akuzohen këtë muaj për vepra që rrezikojnë burgim jo shumë të shkurtër.

Prokuroria e Qarkut e Prishtinës ka gjetur prova të bollshme për të akuzuar Valton Beqirin për shpërdorim të pozitës zyrtare dhe pronarin e kompanisë Morina Films, Armond Morina, në lidhje me filmin Mysafir në sofër. Një pjesë e parave janë dhënë e harxhuar për pica e pleskavica, derisa filmi nuk është shfaqur kurrë në ekranin e madh.

Ish-ministri i Kulturës, Haraqija, dhe pronari i kompanisë, Concordia Pictures, Nehat Fejza, po akuzohen lidhur me një film tjetër po kështu të parealizuar të quajtur Power Cuts.

Mbi 180 mijë euro janë dhënë për të, derisa filmi – titulli i të cilit u ndërrua në Ndjekja e larës – kurrë nuk është realizuar. Për këto dy projekte, Prokuroria nuk ka gjetur asnjë kontratë të protokolluar në Ministrinë e Kulturës. /KD/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›