E Diel, 1 Nëntor 2026

Mitrovicë, shqiptarët dalin në protestë

Protesta (foto Koha)

Një numër i vogël shqiptarësh kanë dalë të protestojnë në shenjë revolte ndaj ngjarjeve të fundit në pjesën veriore të Mitrovicës.

Mediat e Kosovës, raportojnë se rreth 100 qytetarë shqiptarë janë duke protestuar në jug të urës së Ibrit në Mitrovicë.

Forca të shumta të EULEX-it dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, po shoqërojnë protestën.  Zyrtarët e EULEX-it kanë thënë se paraprakisht kanë marrë një informatë për mbajtjen e një proteste dhe se kanë dalë në terren për të mbajtur situatën nën kontroll.

Lajmi për mbajtjen e protestës ka qarkulluar gjatë ditës së djeshme nëpër rrjetet sociale. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›