Plani rregullues konsultohet me banoret e njesise 2
Njësia bashkiake nr 2 e kryeqytetit do të përshkohet nga të gjitha Unazat e qytetit, ndërsa përsa i përket akseve radiale spikasin aksi Veri-Jug që kalon përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe aksi lidhës me Lindjen, nëpërmjet rrugës së Elbasanit.
Kryebashkiaku Basha pasi i ka njohur banorët e kësaj njësie me transformimet që parashikohet të realizohen në këtë zonë, i ka garantuar ata se plani do të miratohet vetëm pasi çdo qytetar ta konsiderojë këtë plan, si projektin më të mirë për të ardhmen e qytetit.
“Vetëm pasi procesi i konsultimeve të ketë shteruar plotësisht, në takime të drejtpërdrejta, përmes internetit siç është vepruar përgjatë gjithë këtyre muajve, postës elektronike dhe asaj të zakonshme si dhe në kontakte të përditshme me zyrën e Urbanistikës e zyrat e tjera të Bashkisë së Tiranës, të minibashkive dhe kryetarin e Bashkisë, kur të gjithë pyetjet, sugjerimet dhe komentet të jenë marrë dhe përgjigja të jetë dhënë dhe pasi ky konsultim të përfitojë edhe nga grupe të tjera të interesit dhe të ekspertëve, ne do t’ia paraqesim për miratim Këshillit Bashkiak dhe më pas Këshillit Kombëtar të Territorit”
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Lulzim Basha ka theksuar se me miratimin në një kohë të shpejtë të planit urbanistik, leja e ndërtimit nuk është më pushtet në duart e kryetarit, por komoditet në duart e qytetarit.
“Procesi do të mbyllet brenda një kohe rekord dhe do t’i japë Tiranës planin e përgjithshëm rregullues, instrumentin e munguar të transparencës, do t’i japë Tiranës bashkëvendimarrje, do ta kthejë lejen e shumëpërfolur të ndërtimit, nga një vegël misterioze të pushtetit të kryetarit të Bashkisë dhe të tjerëve përreth tij, në një formalitet 55 ditor, transparent dhe automatik në duart e qytetarëve të Tiranës, pronarëve të Tiranës dhe zhvilluesve të Tiranës. Për këtë arsye, është e domosdoshme që procesi të jetë i hapur dhe e nevojshme që çdokush që ka për të thënë diçka në këtë proces, të ketë mundësinë dhe rastin ta thotë”
Njësia Bashkiake nr. 2 ka përmbyllur turin e konsultimeve të drejtpërdrejta me banorët e Tiranës, për planin e përgjithshëm vendor. Në 11 njësi bashkiake të Tiranës janë dëgjuar pyetje jane dhënë përgjigje, janë marrë sugjerime për planin e përgjithshëm rregullues. Paralelisht, zëri i qytetarëve, komentet dhe sugjerimet e tyre për planin merren nga urbanistët e Bashkisë, përmes ëebsite të Bashkisë, postës elektronike, takimeve të drejtpërdrejta me qytetarët etj. Përmbyllja e takimeve me qytetarët i hap rrugë nisjes së konsultimeve me grupet e interesit, si fazë e fundit përpara miratimit të këtij plani.