E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha ne Cras Montana fton investitoret

Energjia, pasuritë nëntokësore dhe potencialet turistike janë sektorët ku investitorët duhet të orientohen. Duke folur në Forumin e 22-të të Crans Montana, kryeminsirtri i Shqipërisë ka ftuar biznesmenët dhe institucionet e financimit të shqyrtojën seriozisht atë çka vendi ynë ofron. Ndër të tjera, kryeministri ka bërë dhe një prezantim për ecurinë ekonomike të vendit gjatë viteve të fundit.

“Tregu energjitik është dhe do jetë tregu më i uritur. Shqipëria ka çdo mundësi për të qenë realisht një superfuqi e vogël energjitike në rajon. Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik” tha Berisha.

Gjatë pasdites të së enjtes, kryeministri Berisha pritet të marrë pjesë në takimin e Partive Popullore Evropiane. Ky takim mblidhet në kuadrin e Samitit Evropian të 23 dhe 24 qershorit. Këtu, kryeministri pritet të ketë takime me homologë dhe përfaqësues të vendeve të BE-së ku mund të diskutohet për situatën politike në Shqipëri.

Gjovalin Kola
Azhornuar së fundi ( e enjte , 23 qershor 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›