E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pa shefa pavionesh. Tani ne QSUT vetem shefa sherbimesh

Në qendrën më të madhe spitalore universitare “Nënë Tereza në Tiranë nuk do të ketë më shefa pavionesh si ka ndodhur ndër vite, por do të ketën shefa shërbimesh, numri i të cilëve do të jetë 58 nga 18 drejtues pavionesh që kanë qënë. Për herë të parë këtë vit edhe përzgjedhja e tyre do të ndryshojë, duke shmangur ato selektive.  Kandidatët do të zgjidhen në sajë të dosjeve që mund të paraqesin duke filluar që nga nesër.

“Shefat e shërbimit të cilët ezaurojnë vendet e shefave të departamentit nga momenti që ata emërohen kanë dhe këtë mision të dytë. Fakulteti I mjekësisë, ndryshe nga të gjitha fakultetet e tjera dhe institucionet e tjera të arsimit të lartë nuk njeh autoritetin e shefit të departamentit, por atë të shefit të shërbimit”- deklaroi Kule.

Ndërkohë shefat e shërbimeve do ta kenë të ndaluar kategorikisht të punojne edhe në sektorin shëndetsor privat.
“Janë shefa shërbimesh në QSUT dhe janë full- time atje. Ata që janë mjekë nuk mund të punojnë njëkohësisht në dy vende. Kjo është e përcaktuar në statusin e punësimit”- deklaroi Kule.

Për herë të parë lejohen që të marrin pjesë në garë edhe mjekë të njohur jashte QSUT apo Fakultetit të Mjekësisë, apo dhe ata që ushtrojnë detyrën jashtë shtetit. Aplikimet pritet të përfundojnë në datën 6 korrik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›