Telemjekesia ne spitale Ivziku Do te ule fluksin nga rrethet
Shërbimi i telemjekësisë përfundoi së instaluari të gjithë gamën infrastrukturore një javë më parë. Ky shërbim dixhital, sipas drejtorit të QSUT, Saimir Ivziku ka nisur të funksionojë, pasi janë realizuar tre konferenca, të cilat janë ndjekur në kohë reale, on-line, nga afro 300 bluza të bardha në 5 qarqet kryesore të vendit. Iviziku thotë për AS se kështu ka nisur të përmbushet dhe një nga
hallkat e reformave, ajo e edukimit në vazhdim ne distancë. Ivziku
siguron se ky shërbim do të ndikojë dhe në uljen e numrit të pacientëve
nga rrethet, të cilët dynden cdo ditë në QSUT.
“Kemi përgatitur gjithë paketën ligjore dhe nëpërmjet shpenzimit të kësaj qendre ne i kemi të gjitha mundësitë edhe për ekzaminime të vështira. Në rreth të caktuara ne të bëjmë konsultat tona paraprake në mënyrë që të eleminojmë vajtje- ardhjet jo të domosdoshme, dhe të nevojshme për pacientin dhe nga ana tjetër pse jo të ulim shpenzimet”- tha Ivziku.
Ndërsa koordinatori i këtij programi, Erion Dasho garantoi se kjo qendër është më e mira në botë dhe është finacuar nga USAID dhe qeveria amerikane. Ai shpjegon se i do të kryehet lidhja mes QSUT, spitaleve të rretheve dhe atyre të botës.
“Kamera bën të mundur që me një rezolucion jashtëzakonisht të lartë të fokusojë deri në detaje të vogla siç janë poret e lëkurës apo nuancat e irisit në sy. Kjo bën të mundur që mjeku nga çdo lloj vendndodhje të mund të vizitojë një pacient pranë kësaj njësie telekonsultash njëlloj sikur të jetë pranë tij. Sot janë duke u zhvilluar dhe aplikacione të cilat bëjnë të mundur që mjeku ta preki pacientin në distancë. pra mjeku vendos një dorashkë shpecifike e cila është e lidhur me një krah robotik dhe bën të mundur prekjen e pacientit”- tha Dasho.
Në mënyrë simbolike në dhjetorin e vitit të shkuar, Ministri Vasili, nëpërmjet këtij shërbimi dha dhe informacionet nga Shkodra mbi situatën e përmbytjeve.
Julia Bardhushi
Azhornuar së fundi ( e enjte , 23 qershor 2011 )