Durres KKRT miraton lejen per universitetin
Keshilli i Rregullimit te Territorit i bashkise se Durresit ka miratuar lejen e sheshit dhe lejen e ndertimit per kampusin e universitetit “Aleksander Moisiu”. Ndertimi i kampusit do te realizohet ne nje siperfaqe toke prej 4900 meter katror, ndersa investimi eshte i ndare ne dy faza dhe ne perfundim te tij pritet te akomodohen 15 mije studente.
Anetaret e pranishem ne mbledhjen e KRRT-se kane qene pothuajse te gjithe dakord per miratimin e lejes se sheshit dhe asaj të ndertimit, ne menyre qe te nisë investimi ne zonen e Spitalles, aty ku universitetit i eshte dhene nje siperfaqe prej rreth 50 hektare tokë.
Pas miratimit te kesaj procedure ne KRRT, rektori i universitetit “Aleksander Moisiu”, Mithat Mema eshte shprehur se faza e pare e investimit eshte ne proces tenderimi dhe shume shpejt do te nisin punimet.
“Ndërtimi i godinës së parë do të fillojë shumë shpejt. Jemi në procedurat e tenderimit. Fondi është akorduar nga fondi i Zhvillimit Rajonal. Sapo të përfundojnë procedurat e tenderimit do të fillojmë me ndërtimin e godinës së parë që në një farë mënyre e zgjidh nevojat imediate që ka universiteti i Durrësit për infrastrukturë fizike”- tha Mema.
Ne mbledhjen e sotme te KRRT eshte miratuar edhe leja e ndertimit per rikonstruksionin e muzeut arkeologjik, ndersa jane marre ne shqyrtim edhe 16 leje sheshi dhe ndertimi te investimeve private.
Aleks Kalemasi