Berisha në Dhërmi: Të mbrojmë bregun nga betoni, do ndërtojmë një turizëm ndryshe

Dhërmi, 4 gusht NOA Kryeministri Sali Berisha ka vazhduar gjatë ditës së djeshme vizitën e tij në bregdetin e jugut të vendit.
Berisha u ndal në fshatin Ilias, ku inauguroi rrugën e re për në Manastirin e Shën Theodhorit dhe plazhin e Gjipesë.
Pasi vizitoi Manastirin e Shën Theodhorit, Kryeministri Berisha theksoi rëndësinë jo vetëm turistike të kësaj rruge, por edhe për rigjallërimin e Manastirit e Shën Theodhorit, si një vend i shërbesave të rëndësishme fetare, por edhe si një vend turistik për zonën dhe turizmin shqiptar në tërësi.
Manastiri i Shën Theodhorit, - u shpreh kryeministri - është një nga trashëgimitë më të çmuara kulturore të Bregut dhe vendit në tërësi, i shekullit të 16-të. Kjo zonë është jashtëzakonisht e rëndësishme në hartën fetare dhe turistike të Bregut, ndaj ne kemi ndërtuar rrugën me ndriçim që të sjell tek Manastiri. Kisha ka treguar interesin, por burokracia akoma nuk i ka dhënë përfundimisht pronësinë dhe kjo është një gjë që duhet të marrë fund me shpejtësi. Manastiri vendoset në një kodër me një peizazh mahnitës deti dhe mali, i rrallë për tu gjetur, me një bimësi mesdhetare të fuqishme.
Brenda vitit 2010, ne do të përfundojnë të gjitha rrugët që të çojnë drejt detit. Vizioni ynë është kombi sytë drejt detit. Shekuj e shekuj i kemi mbajtur drejt maleve dhe, e vërteta është se kemi siguruar ekzistencën dhe mbijetesën, por nuk kemi siguruar dot prosperitetin dhe zhvillimin, që na kanë munguar. Ndaj, tani do të kthehemi drejt një pasurie të pafundme, siç është deti. E tërë infrastruktura jonë do të ketë dy qëllime themelore: tregun dhe detin. Në këtë kontekst, të parat janë rrugët e fshatrave që zbresin në det, fillimisht të fshatrave që janë të bregdetit, më pas të fshatrave më tutje, p.sh. ka përfunduar projekti i rrugës Kuç-Fterë-Borsh dhe, në këtë mënyrë, në të gjithë zonën me radhë. Shoh me bindje të madhe se në dy vitet e ardhshme e tërë zona e bregut deri në Ksamil do të ketë një infrastrukturë moderne evropiane, u shpreh kryeministri.
Mbrojtja e bregut nga betoni, - tha Kryeministri - duhet të jetë një nga qëllimet më kryesore, sepse ne duhet të ndërtojmë një turizëm ndryshe. Ne vërtet jemi të vonuar, por kemi shansin më të madh të ndërtojmë një turizëm krejtësisht tjetër nga turizmi i betonit dhe betonimeve. Nëse shkoni në Himarë do të shihni të gjitha banesat, por, përveç tyre, edhe dy pallate pa leje, të cilat e lëndojnë Himarën deri në palcë. Ato, si pa leje që janë, do të kenë fatin e ndërtimeve pa leje, por nuk besoj se do të përsëriten më.
k.k/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")