Viza për evropianët që hyjnë në Shqipëri
02/08/2009 Konfindustria: Qeveria të vendosë regjimin reciprok me vendet e Bashkimit Evropian
Buxhuku: Industritë kanë vështirësi pajisjen me viza. Me BE-në 80 për qind e tregtisë
Shtetasit evropianë që duan të hyjnë në vendin tonë duhet të pajisjen me viza. Këtë parim i reciprocitetit për lëvizjen e qytetarëve nga vendet e BE-së drejt Shqipërisë, përfaqësues të Konfindustrisë e shohin si një kusht për të realizuar liberalizimin e regjimit të vizave. “Konfindustria i kërkon Qeverisë dhe vendimmarrjes politike në përgjithësi, që në një kohë sa më të shpejtë, krahas me vazhdimin e punës për plotësimin e të gjithave kushteve të kërkuara nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e lëvizjes së qytetarëve shqiptar në hapësirën Shengen, njëkohësisht të konsiderojë vendosjen e sistemit të njëjtë të reciprocitetit të pajisjes me viza për qytetarët e vendeve të BE-së, deri në heqjen përfundimtare të dyanshme. Nga sistemi i sipërpërmendur të bëjnë përjashtim qytetaret e vendeve të BE-së me kombësi shqiptare”, - thekson Gjergj Buxhuku. Sipas tij, shqetësimet e industrive vendore lidhen me vështirësitë për pajisjen me viza udhëtimi për arsye pune të personelit të tyre për në vendet e BE-së. “Këto kanë shkaktuar mjaft probleme dhe kosto shtesë dhe kur dihet se shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë mbi 80 për qind të totalit të tregtisë së Shqipërisë. Arsye tjetër në paraqitjen e kërkesës së vendosjes së reciprocitetit të sistemit të vizave me vendet e Bashkimit Evropian është edhe vendimi i korrikut 2009 të Brukselit për të lënë në radhën e fundit Shqipërinë krahasimisht vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor për lëvizjen e lirë në hapësirën Shengen”, - thekson Buxhuku. Konfindustria merr parasysh përvojën e ndjekur nga vendet e rajonit që janë anëtare me të drejta të plota të BE-së. “Konfindustria është e bindur se një lëvizje e tillë nga ana e Qeverisë shqiptare do të shërbej për përshpejtimin e plotësimit nga ana e Shqipërisë të kushteve të nevojshme të kërkuara nga Brukseli, do të jetë shtysë në përafrimin e kohës së lëvizjes së lirë të përbashkët”, - thekson Buxhuku.