Strehimi, ndryshon masa e kredisë
02/08/2009 Udhëzimi i përbashkët i Ministrisë së Financave dhe Punëve Publike botohet në Fletoren Zyrtare
Përfitojnë familjet qiramarrëse në banesa pronë e subjekteve të shpronësuara
Ndryshon udhëzimi për përcaktimin e masës së subvencionit për familjet që marrin kredi të lehtësuar nga shteti. Udhëzimi i përbashkët i Ministrisë së Financave dhe Punëve Publike përcakton futjen në programin e strehimit edhe ato familje që jetojnë si qiramarrës në banesa pronë e subjekteve të shpronësuara. Në ndryshim nga familjet e tjera, këto persona do të paguajnë vetëm principalin e kredisë dhe interesat 0. “Masa e subvencionit të interesave të kredisë (subvencioni), për familjet, sipas pikës 7 të këtij udhëzimi, të jetë e barabartë me interesin vjetor të kredisë në tregun e lirë, sipas marrëveshjes së nënshkruar midis Ministrit të Financave dhe bankës. Këto familje paguajnë vetëm principialin e kredisë me interes 0%”, - thekson udhëzimi i ri i cili është botuar në Fletoren Zyrtare.
Dokumentacioni
Këto familje duhet të ndjekin procedurën e mëposhtme që të përfitojnë nga këto programe. Për efekt të përfitimit të subvencionit, familjet që përfshihen në pikën 7, dhe që nuk janë verifikuar në terren nga EKB, paraqiten pranë zyrave rajonale të EKB për rifreskimin e dokumentacionit. Mes të tjerave kërkohet vërtetim negativ nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme që, në emër të kryefamiljarit dhe anëtarëve të tjerë të familjes nuk figuron pronë e regjistruar ose në proces regjistrimi, dokumenti i lëshuar nga këshilli bashkiak për dhënien e statusit, certifikatën e gjendjes familjare të datës 31 dhjetor 1992, adresën e banesës së/dhe emrin e pronarit të banesës. “Zyrat rajonale të Entit Kombëtar të Banesave shpallin listat në vende të dukshme dhe çdo individ që pretendon se nuk figuron në lista mund të paraqitet me dokumentacionin përkatës, sipas pikës 3 pranë zyrave rajonale të EKB për verifikim. EKB pasi shqyrton dhe verifikon dokumentacionin dhe i gjen ato në përputhje me pikën 3, i përfshin në lista dhe njofton bashkinë përkatëse. Listat e familjeve që përfshihen në pikën 7, të cilat janë miratuar me vendime të këshillave bashkiake dhe i janë dërguar Entit Kombëtar të Banesave, i dërgohen nga ky i fundit bankës me të cilën është nënshkruar marrëveshja me Ministrin e Financave dhe Ministrin e Punëve Publike dhe një kopje bashkive respektive”, - thekson udhëzimi. Ndërkaq, listat përmbajnë emrin e kryefamiljarit dhe strukturën e familjes, sipas certifikatës familjare të muajit dhjetor 1992 dhe strukturën e apartamentit që përfiton. “Bazuar në numrin e kontratave të kreditimit që mund të lidhen nga banka, kjo e fundit njofton radhën e paraqitjes pranë zyrave për lidhjen e kontratave, sipas renditjes të listave të dërguara nga EKB,” – thuhet në udhëzim. Gjithsesi, lista e familjeve e miratuar me vendim të këshillit bashkiak, brenda kuotave që përcakton çdo vit MPPTT, bazuar në buxhetin vjetor, nuk është e nevojshme t’i dërgohet bankës me të cilën është nënshkruar marrëveshja me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Punëve Publik, apo Entit Kombëtar të Banesave, pasi me këtë udhëzim përcaktohet që kjo procedurë nuk ndiqet në rastin e familjeve që jetojnë si qiramarrës në banesa pronë e subjekteve të shpronësuara.
Kreditimi
Për çdo qytet, kufiri maksimal i kreditimit që mbulohet nga faza e parë e projektit sipas strukturës së familjes, jepet në tabelën bashkëlidhur. Pas kësaj fjalie të pikës 11 të udhëzimit nr. 6257, datë 2.9.2008, shtohen fjalitë më këtë përmbajtje: “Kufiri maksimal i kreditimit në këtë tabelë llogaritet sa 80 për qind e vlerës së apartamentit të blerë në treg. Për qytetet e tjera që nuk përfshihen në tabelë, vlera maksimale e kredisë përcaktohet nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit rast pas rasti sipas të dhënave zyrtare mbi çmimin e shitblerjes se apartamenteve në treg dhe i njoftohet bankës me të cilën është lidhur marrëveshja e bashkëpunimit”. Në rast se familja kërkon të kreditohet për një vlerë më të madhe, diferenca e kredisë paguhet me interesin e bankës. Niveli minimal i të ardhurave mujore të familjes është indikativ dhe është në vartësi të shumës së kredisë dhe kushteve specifike me të cilën negociohet me bankën. Kështu, nëse familja gjen një apartament me vlerë më të vogël nga kufiri maksimal i përcaktuar për vlerën e banesës, edhe niveli minimal i të ardhurave do të ulet. Ndër kriteret minimale që duhet të plotësojë aplikanti është që masa e subvencionit nuk mund të jetë më e madhe se vlera e banesës, duhet të jetë i klasifikuar në listat e përfituesve, duhet të plotësojë kushtet dhe kriteret e bankës për këtë lloj kreditimi, si dhe duhet të ketë të ardhura mesatare minimumi 8 000 lekë për person në muaj dhe kësti i kredisë të mos kalojë 30 për qind të totalit të të ardhurave.
Familja duhet ta gjejë vetë
Kriteret për të blerë
apatament në tregun e lirë
Çmimi i blerjes së apartamentit në tregun e lirë nuk mund të jetë më i lartë se ai i përcaktuar. Parametrat e tjerë janë në vartësi të strukturës dhe sipërfaqeve korresponduese të apartamentit që do të gjejë familja në treg. Në rastin kur familja gjen një apartament me një strukturë më të vogël nga ajo që i takon, vlera korresponduese e kredisë i referohet vlerës faktike të apartamentit që gjen familja. Kështu nëse apartamenti që ajo ka gjetur në treg vlerësohet 3 500 000 lekë, ajo përfiton një kredi në masën prej 2 250 000 lekë. Mundësitë e saj janë që të vërë në hipotekë apartamentin dhe të përfitojë një kredi prej 2 250 000 lekë, ose të vërë në hipotekë një pasuri tjetër (p.sh. apartamentin e prindërve) më të lartë dhe të përfitojë një kredi në masën prej 3 000 000 lekë. Kjo familje nuk mund të pretendojë për një kredi në masën që do t’i takonte sikur të blinte një apartament me strukturë 2+1. Në të gjitha rastet masa e kredisë llogaritet si përqindje ndaj vlerës faktike të apartamentit të blerë në treg.
Publikohen tre metodat dhe shembuj konkret për mënyrën e llogaritjes
Si llogaritet sipërfaqja e banesave nga shitja e truallit
Udhëzimi i ri përmban metodikën orientuese për shitjen e truallit me infrastrukturë
Përcaktohet metodika orientuese për llogaritjen e sipërfaqes së banesave për efekt të shitjes së truallit të pajisur me infrastrukturë. Sipas udhëzimit të ri, llogaritja e sipërfaqes së banesave që përfitohet nga shitja e truallit të pajisur me infrastrukturë, sipas shkronjës “b” të pikës 14 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 35, datë 24.1.2007, bëhet sipas njërës prej metodave të mëposhtme ose kombinimit të tyre. Për efekt të kryerjes së vlerësimeve sipas tri metodave të mëposhtme, subjekti që zbaton programin, ngre komisionin e vlerësimit të tregut. Mes tyre janë metoda e krahasimit, ajo e përqindjes dhe ajo e kostos. Metoda e krahasimit bazohet në krahasimin e raporteve që rezultojnë nga këmbimi i truallit me sipërfaqe ndërtimi në zonën përreth truallit që do të zhvillohet dhe nxjerrjen e një mesatareje aritmetike. Në vëzhgimin e tregut të këmbimit të tokës me sipërfaqe ndërtimi komisioni i vlerësimit i referohet treguesit të shfrytëzimit të truallit dhe numrit të kateve të objektit. Këta tregues duhet të jenë në ngjashëm me ato të projektit që do të zhvillohet në truallin në fjalë. Për vëzhgimin e tregut subjekti që zbaton programin kërkon informacion nga zyra vendore e regjistrimit të pasurive të patundshme. Vlera mesatare e përqindjes se këmbimit të tokës me sipërfaqe ndërtimi, përdoret si nivel “dysheme” për shpalljen e konkurrimit për subjektet e interesuara. Metoda e përqindjes aplikohet kur nuk disponohen të dhënat e tregut sipas metodës së parë. Komisioni llogarit vlerën e truallit sipas njërës prej mënyrave të përcaktuara në pikat 4-8 të vendimit nr. 35, datë 24.1.2007. Bazuar në studimin urbanistik, koston mesatare të ndërtimit të miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe shpenzimet e tjera të projektit, nëse ka, llogaritet vlera e investimit. Llogaritet përqindja që zë vlera e truallit në raport me vlerën e projektit, ku në vlerë projekti futen të gjitha shpenzimet, përfshi edhe vlerën e truallit. Kjo përqindje shumëzohet me sipërfaqen totale të ndërtimit për të përftuar sipërfaqen që i takon subjektit pronar i truallit. Sipërfaqja që rezulton nga ky veprim, konvertohet në numër apartamentesh, bazuar në normativat e strehimit. Metoda e kostos përdoret në mungesë të të dhënave sipas metodës 1 dhe si alternativë krahasuese me metodën 2. Komisioni llogarit vlerën e truallit sipas njërës prej mënyrave të përcaktuara në pikat 4-8 të vendimit nr. 35, datë 24.1.2007. Bazuar në çmimet mesatare të shitblerjes së apartamenteve në zonat përreth, llogaritet sipërfaqja e ndërtimit që do të siguronte institucioni shtetëror që zbaton programin, me shumën e përfituar nga shitja e truallit, të vlerësuar sipas germës “a”. Kjo sipërfaqe ndërtimi, e konvertuar në apartamente sipas normave të strehimit, i kërkohet subjektit privat të sigurohet nga ndërtimi. Në rastet kur katet e para të objektit të banimit janë parashikuar mjedise shërbimi, sipërfaqja që këmbehet vlerësohet veçmas nga ajo e banimit. Për metodën 1 dhe 2 sipërfaqja e mjediseve të shërbimit llogaritet duke shumëzuar sipërfaqen e këtyre mjediseve me përqindjen që ka rezultuar nga të dhënat e tregut sipas metodës 1, raporti Vt/Vi, sipas metodës 2. Për metodën 3 sipërfaqja e mjediseve të shërbimit që shkon në favor të subjektit shtetëror që zbaton programin është subjekt i negocimit të palëve.