Prej 15 gushtit patentat do të njihen në Itali
04/08/2009 Ministria e Punëve Publike: Hyn në fuqi marrëveshja për konvertimin e lejeve të drejtimit
Lejet e drejtimit ose patentat që përdoren në territorin shqiptar do të njihen edhe në Itali prej 15 gushtit. Në këtë datë hyn në fuqi marrëveshja për konvertimin e lejeve të drejtimit me Italinë, e cila është nënshkruar më 27 tetor 2008. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.
Njohja e patentës
Çdo shtetas shqiptar mund të udhëtojë me patentën e tij të vlefshme kombëtare lirisht edhe në Itali. Pra, nuk do të ketë më nevojë që të pajiset me një patentë ndërkombëtare. “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë për konvertimin e lejeve të drejtimit të automjeteve, nënshkruar më 27 tetor 2008, do të hyjë në fuqi më 15 gusht 2009”, - njoftuan burimet zyrtare të Ministrisë së Punëve Publike. Njohja e patentës shqiptare realizohet pas dekretimit të marrëveshjes nga autoritetet më të larta italiane. Patenta jonë është e vlefshme për një periudhë 10-vjeçare, ndërkohë që patenta ndërkombëtare duhet të rinovohet çdo vit. Pra, marrëveshja e siguruar shkurton ecejaket dhe kohën që u është dashur shtetasve shqiptarë për t’u pajisur me patentë ndërkombëtare për të qarkulluar në Itali, përveç kostos financiare. Kjo do të jetë e vlefshme jo vetëm për shqiptarët që udhëtojnë për turizëm apo tregti në shtetin përtej Adriatikut, por edhe emigrantët shqiptarë që jetojnë në Itali. Patenta e re konvertohet menjëherë dhe automatikisht pa shpenzim. Dokumenti nuk do të tërhiqet nga zyrat e përfaqësive tona diplomatike në Itali si deri më tani, por drejtpërdrejt nga zyrat e Motorizacionit Civil, njësoj si për qytetarët italianë.
Emigrantët
Nga kjo marrëveshje pritet të përfitojnë emigrantët që jetojnë dhe punojnë në Itali prej shumë kohësh. Nga statistikat zyrtare të marra në shtetin fqinj, rezulton se aty jetojnë rreth 400 mijë shtetas shqiptarë. Shumë prej tyre mund të jenë pajisur me lejen e drejtimit që shteti italian lëshon për emigrantët, por për ata që nuk kanë pasur mundësi ta bëjnë një gjë të tillë ofrohet një mundësi e dytë. Ata që kanë pasur një leje drejtimi thjesht mund të nxjerrin një patentë të re sipas kushteve të miratuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit.
Me Greqinë
Burimet zyrtare nga Ministria e Punëve Publike bëjnë të ditur se pala shqiptare po negocion që një marrëveshje e tillë të arrihet edhe me Greqinë. Që prej vitit të kaluar po shihet mundësia për t’iu krijuar të njëjtat lehtësi edhe emigrantëve që jetojnë dhe punojnë në shtetin helen. “Presim të konkretizohet kjo marrëveshje me shtetin italian dhe në të njëjtën kohë të vazhdojmë edhe me shtete e tjera”, - janë shprehur burimet nga Ministria e Punëve Publike. Në Greqi statistikat tregojnë për 400 mijë emigrantë që mund të përfitojnë nga kjo marrëveshje.
Ku njihen patentat
Patentat shqiptare deri më tani janë njohur vetëm nga katër shtete të Evropës. Më konkretisht, një shtetas shqiptar mund të udhëtojë me makinën personale duke përdorur lejen e drejtimit të automjetit të marrë nga autoritetet përkatëse të shtetit shqiptar, siç është Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor, me shtete si Austria, Belgjika, Rumania dhe Bullgaria. Për të udhëtuar në shtete të tjera të Bashkimit Evropian apo edhe të Ballkanit duhet të pajisesh me një patentë ndërkombëtare, e cila ka afat përdorimi vetëm për një vit.
Anëtarësimi
Njohja dhe konvertimi i lejes së drejtimit shqiptare me lejen e drejtimit italiane, duke ditur që Italia është vend anëtar i rëndësishëm i Bashkimit Evropian krijon mundësinë që të bëhet njohja dhe konvertimi i lejes së drejtimit me të gjitha vendet e tjera të Bashkimit Evropian. “Shpenzimet për konvertimin e lejes së drejtimit për ata që kanë leje drejtimi shqiptare janë të papërfillshme përkundrejt shpenzimeve për marrjen e lejes së drejtimit italiane”, - theksojnë ekspertët. Kështu evitohen shpenzimet suplementare dhe radhët në sportelet e ambasadës dhe konsullatave në Itali.
Sa kushton
Për të marrë një leje drejtimi në shtetin italian duhet të paguash deri në 800 euro. Madje, për ta përfituar një dokument të tillë duhet të plotësohen disa kritere shumë të forta. Të gjithë drejtuesit e automjeteve profesionistë shqiptarë që janë në emigracion në Itali dhe disponojnë kategoritë B, C, D, D+E, do të përfitojnë në kohë, pasi marrja e të gjitha kategorive të patentave italiane bazuar në legjislacionin italian kërkon plotësimin e intervaleve kohore nga një kategori në tjetrën, kohë e cila është dy deri në tre vjet.