Berisha në Durrës, inauguron ujësjellësin Spitallë Porto Romano
Në vijim të aktiviteteve të tij për fushatën zgjedhore të 23 Qershorit, kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë në inaugurimin e ujësjellësit Spitallë – Porto Romano në Durrës.
Në fjalën e tij kryeministri Berisha ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që I kanë dhenë qytetarët Partisë Demokratike në ndërtimin dhe zhvillimin e Durrësit.

Në këtë shesh premtova ujësjellësin dhe ujë 24 orë për ju. Sot ju pas një pune të madhe jeni zona që merrni ujë 24 orë ashtu siç e meritoni. Ju erdhët në këto zona dhe me mundin dhe djersën tuaj ngritët një qytet të tërë duke i dhënë Durrësit dimensionet më të mëdha në histori. Ne do të bëjmë gjithëçka që jut ë keni shërbimet më të mira. Do të asfaltojmë çdo rrugë të Porto Romanos, do të garantojmë shërbimet më cilëor dhe do të bëjmë gjithëçka për punësimin tuaj, premtoi Berisha.
Vijon….