E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama në Patos: Të ndëshkojmë me votë Berishën si kryeministër i paaftë

Pas Roskovecit, paraditen e sotme, Partia Socialiste është drejtuar drejt Patosit.

Ndërsa prezantoi kandidatët për deputetë në Patos, kryesocialisti Edi Rama, i inspiruar nga pjesmarrja masive dhe atmosfera e zjarrtë në shesh e ka nisur fjalimin e tij me akuzat ndaj kryeministrit Berisha si një kryeministër të paaftë.

Rama: Berisha do të ndëshkohet me votë si i paaftë dhe si një personazh që e turpëron Shqipërinë.

Në 23 Qershor do të çlirojmë energji të jashtëzakonshme për punësimin, për shërbimet sipas nevojës dhe jo sipas qejfit, për të gjithë të punësuarit, për mësuesit, mjekët, njerëzit e naftës. Nafta ka rënë në duart e grabitqarëve të kësaj qeverie. Saliu u dekorua nga vetja e vet me medaljen për vizion dhe reformat ë shëndetësisë. Sipas tyre, kryeministri që i ka bërë shëndetësisë atë që sja ka bërë asnjë rregjim, asnjë qeveri, asnjë kryeministër, i bie që gjithë shqiptarët të jenë të lumtur me këtë shërbim shëndetësor. Problemi me katragjyshin me antiplumb është se jo vetëm shqiptarët janë të varfër , të paunë dhe të braktisur në fatin e tyre por atij i pëlqen kaq shumë kësaj ngjarjeje sa është i habitur si ka mundësi që Shqipëria nuk është e lumtur me të. Ai është i bindur që punësimi, ekonomia, biznes, spitalet dhe shërbimi shëndetësor po shkojnë shumë mirë. Për të gjitha këto arsye Shqipëria është e bindur që në 23 Qershor duhet ta ndëshkojë me një votë masive jo vetëm si të paaftë por edhe si nnë personazh që e turpëron Shqipërinë, u shpreh Rama.

Vijon…

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›