E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heqja e flamujve elektorale, Bashkia: Policia masa per incidentet

TIRANË- Pas deklaratës së Kreut të Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, se bashkia duhet të sjellë zonat ku ndalohen flamujt sipas ligjit, vjen edhe reagimi i bashkisë. Sipas Drejtorit të Kontrollit mbi territorin Hantin Bonati, vendet ku duhen apo nuk duhen vendosur flamuj nuk përcaktohen nga ligji.

“Bashkia e Tiranës dhe cdo njësi e qeverisjes vendore nuk përcaktn vendet se ku ndalohet vendosja e materialeve zgjedhore, ndalimin e tyre e bën ligji, i cili përcakton se ndalohet vendosja e cdo materiali zgjedhor propagandistik në cdo hapsirë publike, për të cilat nuk është dhënë më parë leja nga organi kompetent”.

Sipas Bonatit “Bashkia e Tiranës përcakton vendet ku lejohet vendosja e këtyre materialeve zgjedhore dhe kjo gjë do të bëhet 30 ditë para datës së zgjedhjeve, ashtu sic përcaktohet në kodin zgjedhor. Ajo që Bashkia e Tiranës i ka kërkuar policisë së Shtetit zyrtarisht dje, është mbështetja për ndalimin e incidenteve të shkaktuara nga militantët e subjekteve politike gjatë ushtrimit të detyrave funksionale që ligji i ngarkon policisë bashkiake”,- tha më tej Drejtori i kontrollit mbi territorin.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›