E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, ekzekutohet 46-vjeçari, në kërkim autorët

Shkodra tronditet sërish nga të shtënat e armëve. Nga të dhënat më të fundit nga policia, mësohet se eshte ekzekutuar nje person. Viktima  është Astrit Kurmemaj, 46 vjeç, i cili dyshohet se eshte vrare për gjakmarrje.

Ne nje lidhje telefonike per "Ora News", korrespodenti ne Shkoder sakteson se 46 vjeçari kishte marre pese dite leje nga burgu  ne "Shen Koll" dhe eshte qelluar sot me dy plumba.

Ngjarja ka ndodhur vetëm para pak minutash ne lagjen " Kiras" ndersa viktima ka qene i denuar per "Vrasje". Policia menjëherë ka nisur me hetimet për të zbardhur më tej ngjarjen dhe per te kapur autoret.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›