E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, arrestohen për vjedhje 5 të mitur

Kapen në Tiranë një grup vjedhësish të cilët grabisinin me dhunë çanta dhe celularë në zona të ndryshme të kryqytetit. Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë me dije se se janë arrestuar 5 persona të dyshuar për kryerjen e një sërë vjedhjesh me dhunë të çantave dhe të celularëve.

Kështu u arrestuan shtetasit B.B 15 vjeç, banues në Bathore,E.M 16 vjeç, banues në Bathore, B.D 15 vjeç, banues në Bathore, B.P 15 vjecç banues në Bathore si dhe V.M 12 vjec, banues në Bathore, i cili për shkak të moshës u la në gjëndje të lirë.

Këto persona dyshohet se në kohë e vende të ndryshme në Tiranë, kanë realizuar vjedhjen me dhunë të cantave, celularëve dhe varëseve të disa qytetarëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›