Berisha ne "Facebook", brenda 30 oreve mbi 45 mije fansa
Mund te thuhet pa asnje hezitim se faqja e kryeministrit Berisha ne rrjetin social "Facebook", ka qene me e klikuara nga te gjithe. Kur u mbushen rreth 30 ore nga publikimi i saj, jane shenuar rreth 45 mije fansa. Ne nje kohe kur kreut socialist, Edi Rama, ju deshen me shume se dy vjet qe te arrinte nje numer te tille fansash ne faqen e tij ne rrjetin social Twitter. Ashtu sic ndodh me te gjithe ne, te cilet dashur pa dashur jemi "peng" i facebook-ut duke e hapur vazhdimisht, ky virus ka prekur edhe kryeministrin Berisha, i cili ndoshta duke perfituar edhe nga dita e diel dhe axhenda zyrtare nuk ka shume impenjime, ka qene mjaft aktiv ne "Facebook". Ne oret e para te dites ai ka postuar ne faqen e tij nje foto qe ka bere me kengetaren Rita Ora, e cila ishte pjese e festimeve per 28 nentor ne Tirane. Foto te cilat kane marre mbi 6 mije pelqime dhe mbi 200 shperndarje e rreth 300 komente. Me vone nepermjet nje mesazhi, kryeministri Berisha falenderon fansat per mbeshtetjen virtuale, qe i kane bere brenda pak oreve. "Ne 24-oreshin e pare ne "Facebook", numri i "fansave" po arrin ne 30,000. Ju falenderoj per mbeshtetjen, eshte vertete shume emocionuese -sb", - mesazh ky i cili ka marre mbi 4 mije pelqime, mbi 400 komente dhe mbi 100 shperndarje. Ndersa ne oret e mbremjes kur punet duket se jane edhe me te pakta si per dite te diele, kryeministri e ka kaluar me familjen e tij, kjo duket edhe nga postimet e fotove qe ai ka bere. Nepermjet nje fotoje ku eshte Jamarber (Abi) dhendri i tij me nipin Arti, z. Berisha thote se, "po kaloj kohen me familjen time kete te diel dhe dua te ndaj me ju disa fotografi te familjes sone: Abi dhe Arti - sb", nje foto familjare kjo, e cila brenda pak oreve ka marre mbi 2 mije pelqime dhe mbi 200 komente. Kryeministri Berisha e beri publike faqen e tij zyrtare ne "Facebook" ne takimin me te rinjte ne Diten e Rinise. Brenda pak oreve nga ky publikim ne "Facebook" u shenua nje numer rekord klikimesh komentesh dhe shperndarjes te fotove dhe postimeve te tij. Nepermjet Facebook-ut kryeministri kerkon te jete me afer te rinjve dhe te rejave qe perdorin kete rrjet social. Nje dite me pare kryeministri Berisha ka bere te ditur faktin se ai nuk ndodhet thjeshte si faqe zyrtare ne "Facebook", ku njerezit mund te bejne komente e pelqime fotove te tij apo thenieve te tij, ai ka sqaruar se te gjithe ata qe duan mund te bashkebisedojne me te nepermjet sms ne telefonin celular ose mesazhe ne "whatsapp", qe qytetaret mund te dergojne ne numrin e tij te telefonit, i cili eshte i hapur vetem per sms dhe jo per telefonata.