Frymezim permes vleresimit Nga Ettore Sequi
Ambasador i Bashkimit Evropian ne Shqiperi
Ne tetor te ketij viti Bashkimit Europian iu dha Cmimi Nobel per Paqen dhe sot Presidenti i Keshillit Europian, Presidenti i Komisionit Europian dhe Presidenti i Parlamentit Europian do ta marrin ate ne ceremonine e dhenies se cmimeve ne Oslo. Shume jane gezuar dhe e kane vleresuar cmimin si te merituar. Disa te tjere e kane pare me ironi dhenien e cmimit ne kete periudhe - nje Cmim Nobel per Paqen ne mes te krizes. Ne te vertete, politikeberesit dhe qytetaret e BE-se po perballen me dite te veshtira. Megjithate, te nenvleresosh 60 vjet paqe, stabilitet dhe demokraci ne rritje per shkak te se tashmes, eshte sipas menyres shqiptare te te folurit, njesoj si "te mbytesh me nje pike uje". Historia e Bashkimit Europian na jep ne dhe partnereve tane jashte BE-se besimin se do te dalim me te forte. Kete e kemi bere shume here dhe do ta bejme serish.
Eshte e veshtire te perfytyrohen guximi dhe vizioni politik qe frymezuan udheheqesit europiane te kohes per te nisur procesin e integrimit europian. Sot Europa eshte nje kontinent i ribashkuar dhe komuniteti me i madh i integruar i demokracive ne bote.
Sot Bashkimi Europian eshte nje bashkim i lire tregtar; nje bashkim i lirise dhe i demokracise. Nje bashkim paqeje.
Sot Bashkimi Europian eshte shpikja me e suksesshme ne bote per cuarjen perpara te paqes.
Cmimi Nobel per Paqen te kujton fuqishem ate cka e ben BE-ne kaq te vecante.
Dhe ne te vertete cmimi eshte burim krenarie. Krenari per arritjet e jashtezakonshme te projektit europian: nje kontinent qe e kishte konsumuar per shekuj veten ne luftera eshte bere nje kontinent i bashkuar ne paqe dhe vlera demokratike dhe nje nder mbeshtetesit me te forte te paqes kudo neper bote. Pajtim mes armiqve, tashme te bashkuar ne nje perpjekje te perbashket per ta bere luften mes tyre politikisht te pamundur, duke e bere ate materialisht te pamundur.
Krenari per faktin se kjo eshte vertet nje arritje e perbashket: puna jo vetem e udheheqesve dhe institucioneve, por edhe e brezave te tera te europianeve nga aq shume vende qe kane kapercyer ndarjen dhe kane mesuar ta njohin me mire njeri-tjetrin dhe te punojne se bashku.
Cmimi eshte nje burim Pergjegjesie: nje kujtese se sigurimi dhe forcimi i Europes ashtu sic e njohim, te bashkuar ne paqe dhe demokraci, eshte nje pune e vazhdueshme dhe e perditshme qe kerkon perfshirjen dhe mbeshtetjen e gjithe europianeve dhe atyre qe aspirojne te behen europiane.
Eshte nje burim Frymezimi. Frymezim per te ardhmen dhe sidomos per brezat e rinj. Frymezim per ata qe besojne se Bashkimi Europian eshte ende nje nder projektet me te suksesshme paqeruajtese, duke demonstruar se pajtimi eshte i mundur dhe se sa e fuqishme mund te jete marreveshja per nje fillim te ri.
Prandaj, vleresimi eshte frymezim edhe per ata qe duan te behen anetare te BE-se, si shumica e shqiptareve. Cmimi Nobel per Paqen qe i jepet BE-se eshte nje vleresim i merituar i vizionit dhe perpjekjeve te paepura te politikaneve dhe qytetareve europiane per ndertimin e nje te ardhmeje me te mire, te bazuar fort ne vlera - vlera per te cilat kemi punuar fort qe t'i veme ne jete dhe t'i perhapim - si respekti per dinjitetin dhe te drejtat njerezore, solidariteti, liria, demokracia, barazia, shteti i se drejtes.
Duke vleresuar suksesin ne ndertimin e paqes dhe mireqenies, Cmimi Nobel per Paqen eshte nje thirrje zgjimi per te gjithe ata qe besojne ne projektin europian dhe momentalisht ndihen te shkurajuar. Vleresimi qe vjen me kete cmim na kujton faktin se endrrat e medha - si paqja ne nje kontinent qe ishte i ndare nga lufta dhe urrejtja - behen realitet permes nje perkushtimi po aq te sinqerte dhe punes se vazhdueshme.
***
Cmimi vjen edhe ne nje tjeter perkitje kohore mjaft me vend. Ceremonia e Cmimit Nobel do te zhvillohet ne Diten Nderkombetare dhe Europiane te te Drejtave te Njeriut dhe vetem dy dite para dhenies se Cmimit Sakarov nga Parlamenti Europian. Ky eshte ne fakt casti i duhur per te reflektuar mbi te drejtat e njeriut dhe vlerat demokratike.
Respekti per te drejtat e njeriut eshte nje gjurme e pashlyeshme e projektit europian - e pandashme nga paqja ne gjithe kuptimin e saj. Paqja eshte e paperfytyrueshme dhe aq me teper e pamundur, pa respektimin e te drejtave te njeriut, pa dinjitetin njerezor. Se bashku me zgjedhjet e lira dhe te drejta dhe shtetin ligjor, respekti per te drejtat e njeriut eshte nje angazhim i Shqiperise per permbushjen e endrres se saj europiane. Dhuna ne familje, dhuna e bazuar te gjinia, diskriminimi mbi cdo baze duhet te marrin nje "Jo" te vendosur dhe te pa negociueshme nga institucionet dhe qytetaret shqiptare. Pengimi i zhvillimit te personave te cdo moshe, feje, aftesie, etnie dhe orientimi seksual eshte ne te vertete pengimi i zhvillimit drejt asaj udhe.
Shqiptaret jane pjese e projektit europian. Shqiptaret e kane shprehur pareshtur vullnetin e tyre te patundur per t'u bashkuar me BE-ne, sepse edhe ata i vleresojne arritjet e Bashkimit Europian - ne demokraci, ne te drejtat e njeriut dhe ne lirite themelore, ne shtetin e se drejtes dhe ne perparim. Eshte pergjegjesi historike e klases politike shqiptare qe ta vere ne jete kete vullnet popullor, ta beje ate realitet. Te tjere ne Europe dhe te tjere ne kete rajon, si Kroacia, e kane demonstruar tashme se kjo mund te behet.
***
Objektivi i paqes dhe i stabilitetit qe kane ndjekur per dekada te tera udheheqesit europiane nuk eshte thjesht mungesa e luftes. Ai eshte gjithashtu nje paqe qe perfshin pajtimin, bashkimin, negociatat, kompromisin dhe dialogun. Dhe asgje nga keto nuk mund te arrihet pa e respektuar njeri-tjetrin si te barabarte.
Paqja dhe ato cka nenkupton ajo - progresi, mireqenia, shpresa dhe drejtesia - nuk mund te arrihen vecse me dialog dhe mirekuptim. Ky eshte mesazhi i Bashkimit Europian.