Dhuna ndëretnike në Sudanin Jugor, 3 mijë viktima
Të paktën 3 mijë persona janë vrarë brenda pak ditësh në trazirat e dhunshme ndëretnike në shtetin Jonglei, në Sudanin Jugor.
Sipas një drejtuesi lokal, dhuna e javës së shkuar ka shkaktuar rreth 3000 viktima. Kemi numëruar trupat dhe pas llogaritjeve del se janë 2182 gra dhe 959 fëmijë të vrarë, tha ai.
Vrasjet janë kryer në seri, është një masakër, është shprehur Joshua Knyi, drejtues në administratën e Piborit.
Bilanci i viktimave nuk është konfirmuar ende nga burime të tjera, pavarësisht se raportet e OKB-së flasin për qindra viktima të mundshme.
Javën e shkuar, rreth 6 mijë të rinj të fisit Lu Nuer të armatosur kanë ndërmarrë një ekspeditë në Pibor dhe rrethinat e tij kundër fisit Murle, të akuzuar për vjedhjen e bagëtive. Dhuna ka vijuar edhe pas ndërhyrjes së ushtrisë, e cila ka përdorur edhe armët