Një 53-vjeçar esktradohet në SHBA
Një qytetar i Kosovës është ekstraduar sot për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Hektor Kelmendi, 53 vjeç ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për krime të rënda si organizim të emigracionit ilegal, plagosje me pasojë vdekjen, gjymtime dhe vrasje si dhe organizim të trafikut të qenieve njerëzore.
Kelmendi ka lindur në Pejë dhe mban pasaportë serbe. Ai u arrestua me 4 tetor të vitit të kaluar në pikën e kalimit kufitar Morinë.