E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha në Gjermani për sigurinë globale



Kryeministri Sali Berisha u nis dje paradite për në Gjermani, ku do të marrë pjesë në takimin e 27-të ndërkombëtar mbi sigurinë globale, i cili zhvillohet në Berlin, nga data 4 deri më 7 qershor 2010. Sipas njoftimit të Qeverisë për këtë vit, ky takim trajton temën "Siguria globale, sfidat në rritje". Takimi organizohet nga Qendra për Studime Strategjike dhe mbështetet nga Ministria gjermane e Mbrojtjes, nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes, Universiteti i Tennesse. Organizatorë të këtij takimi janë gjithashtu disa kompani të mëdha si Microsoft, CISCO, Lockheed Martin, etj. Zyra e shtypit e Këshillit të Ministrave bëri të ditur dje në mesditë se Kryeministri Berisha në këtë aktivitet do të jetë sot referuesi kryesor i panelit të darkës, i cili do të trajtojë çështjet më të rëndësishme të sigurisë, ekonomisë dhe bashkëpunimit rajonal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›