PD: PS do dieta për grevën
Deputeti i Partisë Dem-okratike, Sherefedin Shehu, kritikoi dje qëndrimin e PS-së lidhur me heqjen e dietave dhe uljen e pagave të deputetëve, gjatë kohës që një pjesë e tyre kanë qenë në grevë urie dhe pjesa tjetër ka bojkotuar punimet. Në një deklaratë për mediat, Shehu tha se "gjatë gjithë këtyre ditëve, ata kanë kërcënuar administratën e Kuvendit, duke i kërkuar paga dhe dieta për ditët e grevës, në kundërshtim me ligjet dhe statusin e deputetit. Në hakmarrje për mosmarrjen e dietave për ditët e grevës, ata shpifën dhe trilluan, të nxitur nga interesa të paligjshme e të ulëta". Sipas tij "edhe Kodi i Punës, në nenin 197, thotë se 'grevë mund të bëjnë vetëm sindikalistët'. Por ky kod thotë se 'edhe kur greva është e ligjshme, gjatë zhvillimit të saj pezullohet e drejta e pagës'. Pale të kërkohen dieta".