E Diel, 1 Nëntor 2026

37 ish-zyrtarë të PS, letër të hapur Kongresit: Rama të mos rikandidojëNga TemaNjë grup ish-deputetësh të PS dhe ish-ministrash të kësaj partie, si dhe zyrtarë të niveleve të tjera të saj, i janë drejtuar dje Kongresit të PS me një letër të hapur, ku

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

37 ish-zyrtarë të PS, letër të hapur Kongresit: Rama të mos rikandidojëNga Tema

Një grup ish-deputetësh të PS dhe ish-ministrash të kësaj partie, si dhe zyrtarë të niveleve të tjera të saj, i janë drejtuar dje Kongresit të PS me një letër të hapur, ku kërkojnë që Kongresi si autoriteti më i lartë në PS të ndërpresë mandatin e kryetarit aktual të PS dhe të mos lejojë rikandidimin e tij në këtë post. 37 ish-zyrtarë të kësaj partie, ish-deputetë, dhe ish-ministra i drejtohen Kongresit duke i kërkuar:

“1. Zbatimin rigoroz dhe pa kushte të statutit të PS që parashikon ndërprerjen automatikisht të mandatit të kryetarit në detyrë dhe mos-rikandidimin e tij;

2. Hapja e garës për zgjedhjen e kryetarit të ri, sipas përcaktimeve statutore, të paraprihet nga analizat përkatëse politike dhe organizative në të gjitha nivelet elektorale të PS dhe në forumet drejtuese të saj”.

Në listën e autorëve të kësaj letre janë përfshirë disa ish-deputetë si Bardhyl Agasi, Rajmonda Stefa, Flamur Hoxha, Flamur Rogu etj., si dhe ish-ministra si Viktor Doda, Agron Duka e Zef Preçi. Në listë përfshiheshin disa ish-prefektë në kohën e qeverisjes së PS, ish-kryetarë të kësaj partie në komuna e bashki. Ata vlerësojnë se vazhdimi i drejtimit të PS nga ana e Ramës mund të çojë në eksperimente të tjera të dhimbshme për popullin e majtë, në dështime politike të njëpasnjëshme dhe në humbje të reja elektorale. Në letër theksohet gjithashtu se kryetari në detyrë i PS është pjesë e historisë politike të kësaj partie dhe çfarëdo përfshirje e tij e drejtpërdrejtë në zhvillimet e ardhshme politike dhe institucionale të partisë rrezikon përçarje të reja në gjirin e saj.

“Vazhdimi i drejtimit të PS nga Rama do të thellonte më tej frymën autoritariste, do të lehtësonte ndërhyrjet e grupeve të interesit në vendimmarrjet më të rëndësishme të kësaj force politike etj. Humbja e 28 qershorit për PS dëshmoi jo vetëm mungesën e vizionit strategjik të kryetarit Rama në qeverisjen e PS, por edhe mungesën e vizionit politik të tij në ndërtimin e aleancave zgjedhore, duke u vetëshpallur misionar i fitores, i vetëm, pa lidership, pa program dhe pa ekip”, - thuhet ndër të tjera në letrën e ish-zyrtarëve socialistë drejtuar Kongresit të PS.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›