Sandri interesohet për “borgjezët”, të cilëve u kanë vjedhur vilat në GolemNga Antena brenda familjesNjë valë e fortë vjedhjesh ka plasur te vilat në Golem. Tre hajdutë profesionistë janë bërë më në fund zhbiruesit e vërtetë të pasurive të borgjezisë
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri interesohet për “borgjezët”, të cilëve u kanë vjedhur vilat në GolemNga Antena brenda familjesNjë valë e fortë vjedhjesh ka plasur te vilat në Golem. Tre hajdutë profesionistë janë bërë më në fund zhbiruesit e vërtetë të pasurive të borgjezisë së re. Sapo dëgjuan doktorin që në Golem është vendosur borgjezia e re, tre emigrantë që kanë përvojë nga vjedhja e vilave në Itali, iu sulën vilave në Golem. Duke menduar se Sandri është kryeborgjezi, ata kërkuan të dinin se ku e kishte fshatin pronari i TV Klan. Por dikush u ngatërrua dhe në vend t’i çonte te fshati i Sandrit, i çoi te fshati i Marsel Skëndos, që është ish-pronar i TV Klan.
Sandri u shqetësua shumë, kur mësoi lajmin. Me Marselin nuk flet dhe u detyrua të marrë në telefon shefin e policisë në Kavajë.
- Hë mo figurë, ç’ka ndodhur te vilat?
- Shumë problem shef, - i tha drejtori i policisë. - Kanë vjedh vilat e fshatit të TV Klan.
- Jo mor burrë, se ne s’na i ka vjedh njeri, mos ke ngatërruar fshatin?
- Jo mor shef, se unë e di mirë, kam që nga 2000-shi këtu. E di mirë ku ua ka pas dhënë Ilir Meta tokën atëherë që donte mbështetje mos e rrëzonte Fatos Nano.
- Po jo mor k..., se nuk është fshati i TV Klan ai, është i Marselit. Ne jemi më tutje. Po kë kanë vjedhur aty?
- Vallai shefo, hajdutë si këta s’kena pa. Kanë hap dyert e shpive, kanë gjet robt në gjumë, u kanë kontrollu xhepat, u kanë marrë dhe çelësat e makinave dhe në fund ua kanë lënë çelësat mbi kroskot.
- Jo more, qenkan figura këta. Po kë kanë vjedh?
- Vallahi shefo, si me ta thënë, po jena çudit. Kanë hy tek apartamenti i Rezart Taçit. E kan menu milioner, ene kanë pas marrë ilaç me e vënë në gjumë. E kanë hap dritaren, e kanë hedh ilaçin, e kanë kontrollu rehat shtëpinë. E kishin përmbys vallahi, e s’paskan gjet gjë. Ishin nxef shefo, ene kishin shkru te pasqyra “Milioner leshi, s’ke 100 euro cash në shtëpi! B...q..., do blije dhe Bolonjën ti!”
- Ha.. ha.. ha, - qeshi Sandri. - Qenkan figura. Po pastaj?
- Ene pastaj kan shku te makina e këtij Rezart Taçit. E kanë hap krejt dhe kanë gjet një listë që s’e kishin kuptu. Aty shkruhej: “Magazinë 8 mijë tonë krudo. Katër të shitet pa leje”. Më poshtë shkruhej: “Kujdes, “Albpetrolit” 30 milionë euro. Të bëhet kujdes mos na bllokojnë lekët. Punoni në cash me privatë”. I kishin marrë celularin. Kishin pa numrat. Veç me ty i kishte bisedat shefo dhe nja dy drejtorë dogane. Asnji lek s’kishin gjet ene në makinë. Njëri nga hajdutët shefo ishte mërzit dhe i kish bë shurrën në makinë.
Pastaj kishin hy tek ai Mond Leka. Ene tek ai s’kishin gjet asnji lek. Kishin kthy shpinë përmbys, kishin hy te makina, po asgjë. Ene atij shefo i kishin shkru: “Të q.... milionerin, je dhe bankier, s’ke kokërr leku në shpi”.
Po me e bukura shefo ishte që kishin hy te shpia e avokat Bogës. Atij i kishin marrë 300 euro, se aq i kishin gjet. Ene i kishin shkru: “T’i kthejmë prapë po na arrestuan, se do të marrim për avokat.”
- Jo more, po paska qenë gallatë e madhe. Po atë Marselin, s’e kishin vjedh atë?
- Jo vallahi, ene tek ai kishin gjet një listë borxhesh që i ke ti pa i dhënë akoma. Ene kemi frikë mos vijnë nga ty tani. Ne i kena arrestu tri copë, po janë dy të tjerë që s’i kapim dot shefo.
- Çfarë janë këta mor burrë?
- Qenkan dy të fiksuar me vjedh vilën e Fatmir Mediut dhe Delijorgjit, se i paskan bashkë. Na e thanë këta të tjerët, se i shtrëngum në polici me dru. Na thanë: “Kujdes, se e ka radhën Fatmir Mediu, Delijorgji dhe “njo i Salës që ka bo shumë pare”.
- Kush qenka ky “Një i Salës që paska bë shumë pare”? - pyeti Sandri i hutuar.
- Vallahi shefo, s’di kush është, për këtë desha me të pyt dhe ty. Se i Salës vetëm ti je, po ti s’ke bë shumë pare...
- Po pra, ti q… robt, se kështu hapen fjalët kot dhe të vjedhin shtëpinë pastaj.
- Mos u bë merak se u çoj unë fjalë që s’ke pare, se ke ble toka në Dajt.
- Jo vetëm toka mo burrë, po i kam fut në punë lekët, s’jam k… t’i mbaj në shpi në Golem. Vetëm filipinaset kam aty.
- S’ka gjë shefo, se u them unë këtyre që kemi kap dhe këta ua thonë me telefon.
- Shiko, thuaju pak dhe për Fullanin, se e dinë guvernator banke dhe e dinë që i mban lekët në Golem. U thuj s’ka lekë, se dhe shtëpinë në Golem unë po ia bëj pa leje.
- Pa merak shefo.
- Hajt, figurë je. Ja do marr doktorin t’i them që policinë e ke në krye të detyrës. T’i them dhe për ty që je tregu shumë i fortë për këto hetimet e vjedhjes së vilave. Ja se flas tani me doktorin, se më mori pak më parë, po i thashë jam i zënë, se po flisnim bashkë.