E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha ne Hungari Qeveria vullnet te palekundur per integrimin ne BE

Kryeministri Berisha ritheksoi se qeveria shqiptare ka vullnet të palëkundur për të ecur përpara me projektin madhor kombëtar të shqiptareve, integrimit në BE. Gjatë takimit me kryetarin e Parlamentit të Hungarisë Laslo Kover, kryeministri tha se tashmë që edhe pikëpamja e liderit të opozitës për të bllokuar u provua e gabuar nga vota e shqiptarëve, qeveria është e angazhuar në plotësimin e të gjithë standardeve për të ecur përpara me shpejtësi me hapat e mëtejshëm të këtij procesi, që Shquipëria e konsideron si një proces tërësisht të bazuar në meritë.”
Kryetari i Parlamentit hungarez theksoi se shpresonte që opozita ne Shqipëri te mos i rikthehet më rrugës së gabuar të bojkotit por të kontribuojë përmes pjesëmarrjes në institucionet demokratike, në proceset e rëndësishme në të cilat po ecën Shqipëria si ai i integrimit ne BE. Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe fakti qe Shqipëria është ndër vendet e pakta evropiane që nuk përjetoi krizë në kuadër të krizës globale ekonomiko financiare.

Berisha në ekspozitën e 90 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike
Në ambientet e Ministrisë së Jashtme të Hungarisë u çel ekspozita kushtuar 90 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve. Në këtë ekspozitë ishin paraqitur një gamë dokumentesh arkivorë të shkëmbimeve diplomatike në periudha të ndryshme mes dy vendeve.
Në ekspozitë përfshiheshin edhe një sërë artifaktesh që i referohen Mbretëreshës Geraldinë, me origjinë nga aristokracia hungareze, por dhe një sërë publikimesh të tjera përfshi autorë të mirënjohur shqiptar në epoka të ndryshme si Vaso Pasha nga Rilindja apo edhe autorë konteporanë. Mbretëresha Geraldinë, është mbretëresha e parë e shqiptarëve ne kohët moderne u shpreh kryeministri Berisha, duke vlerësuar lart figurën e saj
"Mbretëresha Geraldinë përbën një trashëgimi të madhe midis të dy kombeve dhe vendeve tona. Ajo jetoi vetëm një vit në Shqipëri. Ajo ishte Mbretëresha më e bukur e kontinentit, por legjenda e saj ishte dashuria për vendin dhe kombin tim"- u shpreh kryeministri
Kryeministri Berisha theksoi në fjalën e tij disa nga momentet më të rëndësishme që kanë shënjuar dhe konsoliduar marrëdhëniet midis dy kombeve e vendeve, që nga lufta e Skënderbeut me huniadin kundër pushtimit osman deri në ndihmën e pacmura që dha hungaria etërve të pavarësisë së kombit para 100 vitesh për të shpallur vendin të pavarur, në atë kohë kur Shqipërinë donin ta mohonin si një nocion politik në Europë.
“Sekretari i Shtetit Hadik dhe ministri Berchtold bёnë gjithçka pёr t’i ndihmuar ata, tё arrinin destinacionin dhe tё shpallnin pavarёsinё Tani, pas 100 vitesh, shqiptarёt janё të lirë dhe po ndёrtojnë tё ardhmen e tyre. Vendi i tyre ёshtë anёtar i NATO-s dhe ata po punojnё fort pёr t’u bёrё anёtarë të Bashkimit Europian. Por pёr mua ёshtё e vёshtirё tё imagjinoj se cili do tё ishte fati i vendit tim pa atë takim dhe pa mbёshtetjen tuaj”-tha ai.
Mbështetja e Hungarisë ndaj Shqipëri ka vijuar e fortë edhe pas rënies së perdes së hekurt, teksa mbështeti hyrjen e Shqipёrisë nё NATO, luftën e Kosovës për liri aspiratën tonë për t’iu bashkuar BE-së, bazuar në meritë.
Kjo marrëdhënie e bën Shqipërinë të jetë krenare pёr miqёsinё e kombin hungarez theksoi kryeministri Berisha.
 
Kryeministri Berisha: Marrëdhëniet shqiptaro-hungareze, me një trashëgimi të fortë në kohëra
“Nё kohë të hershme, ato dy kombet tona kanё luftuar sё bashku nё mёnyrё tё suksesshme për tё shpёtuar vlerat, identitetin e civilizimit tonё në vendet tona.”
“Sekretari i Shtetit Hadik dhe ministri Berchtold i mbёshtetёn ata etërit themelues të pavarësisë nё shpalljen sa mё të shpejtё tё pavarёsisё tё vendit”-tha Berisha
“Mbretëresha Geraldinë përbën një trashëgimi të madhe midis të dy kombeve dhe vendeve tona.”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›