Ushtari amerikan nuk mban mend vrasjen e civileve ne Afganistan
Ushtari amerikan, që akuzohet për vrasjen e 16 civilëve afganë, nuk ishte i dehur, por nuk e mban mend çfarë ka ndodhur dhe është nën shok, tha avokati i tij për rrjetin “CBS Neës” të hënën.
Rrjeti raportoi se Rreshteri Robert Bales është takuar me tre avokatët e tij, duke përfshirë edhe avokatin kryesor John Henry Broune, për më shumë se shtatë orë.
"Ai ka një memorie të hershme të asaj mbrëmje, si dhe ka një kujtesë të mëvonshme të po asaj mbrëmje, por atij nuk i kujtohet momenti i ngjarjes", tha Braun në lidhje me natën e vrasjeve. Bashkëshortja e Robert Bales me anë të një deklarate ka kërkuar privatësi, ndërsa është shprehur e tronditur për ngjarjen e rëndë. Sulmet e fundit në Kandahar kanë tensionuar mjaft marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara dhe Afganistanit. Si pasojë presidenti afgan Hamid Karzai ka kërkuar tërheqjen e trupave amerikane nga fshatrat.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Panetta i ka premtuar Karzait një hetim të plotë dhe tha se Shtetet e Bashkuara do të sjellin vrasësin para drejtësisë. Mirëpo deklaratat e autoriteteve të larta amerikane nuk kanë mjaftuar për të qetësuar afganët, të cilët gjithnjë e më shumë po shfaqin zemërimin e tyre ndaj trupave amerikane.