E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan shkaterrohet banda e droges

Një bandë e trafikut te drogës eshtë shkatërruar nga policia e Elbasanit e cila ka përmbyllur keshtu një hetim disa mujor. Sipas drejtorit te policisë së Elbasanit, Emri Vata bëhet fjale për një grup të trafikut të lëndëve narkotike në të cilin janë përfshirë dhjetë persona. Nga këta 6 persona janë arrestuar gjatë orëve të natës nga policia e Elbasanit, ndërsa katër të tjerë janë shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas Policisë të arrestuarit si rezultat i operacionit “Tabakane 2” janë Kostandin Piku i njohur me nofkën “Koçi”, 57 vjeç, nga Lagja Çlirimi, Arben Hysa ( Haxhi Hysenaj) i njohur me nofken Ben Binjaku 43 vjeç nga Elbasani, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje, Altin Caka i njohur me nofkën Bobili, 29 vjeç banues në lagjen “Qemal Stafa”, Emiljano Ramazani i njohur me nofkën Rrahmani 32 vjeç, Sul Papri, i dënuar më parë për prodhim e shitje të lëndëve narkotike, Petrit Bekteshi 43 vjeç nga Lagjja “Haxhias”, Ilir Rrapi, 38 vjeç. Ndalimi i tyre është bërë me urdhër të prokurorisë së Elbasanit, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe shtetasin Eduart Muzhaqi, i arrestuar më parë për drogë. Këta shtetas akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Policia ka sekuestruar gjithashtu edhe gjashtë automjete dhe tetë telefona celularë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›